Rikthehet vepra letrare e 400 viteve më parë, ‘Tragjedia e Makbethit’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktori i mirënjohur Denzel Washington ka interpretuar veprat e Shekspirit në skena teatrale dhe filma, por kurrë nuk kishe luajtur “Makbethin” përpara se të pranonte rolin kryesor në filmin me të njëjtin titull të regjisorit Joel Coen.

 “Mendoj se kjo histori mund të tregohet në çdo kohë. Nuk mendoj se ka diçka të veçantë, por është interesante. Shumë njerëz shtrojnë pyetjen, a reflekton kjo vepër kohën? Jo, përgjigjen të tjerët, sepse është shkruar 400 vjet më parë. Fatkeqësisht, që atëherë gjërat nuk kanë ndryshuar. Vazhdojnë luftërat për pushtet dhe abuzimi me pushtetin. Prandaj këto tema janë aktuale,” – u shpreh aktori.

Filmi tregon ambicien akute dhe epshin për pushtet. Në të interpretojnë edhe aktorë të tjerë si Frances McDormand në rolin e Zonjës Makbeth, Corey Hawkins në atë të mikut të protagonistit dhe Alex Hassell në atë të korrierit.

Filmi “Tragjedia e Makbethit” po shfaqet në kinema të zgjedhura, ndërsa do të nisë të shfaqet në versionin “streaming” nga 14 janari në “Apple TV+”.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER