Tensionet me Ukrainën, asnjë hap përpara në bisedimet me Rusinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Asnjë hap përpara, kështu ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve diplomatike midis NATO-s dhe Rusisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë zhvilluar në Vjenë për tensionet me Ukrainën.

Polonia, e cila kryesoi takimin, paralajmëroi se Evropa është në rrezik përballë një lufte të mundshme. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë tha se rreziku i një pushtimi rus të Ukrainës ishte i lartë.

“Përfunduam një javë intensive të diplomacisë në formate të shumta. Rusia ngriti shqetësimet e saj. Ne ngritëm shqetësimet tona, duke përfshirë veprimet që Moska ka ndërmarrë për të minuar sigurinë evropiane. Ne jemi të përgatitur të vazhdojmë me diplomaci për të avancuar sigurinë dhe Stabilitetin në Euro-Atlantik. Ne jemi po aq të përgatitur nëse Rusia zgjedh një rrugë tjetër”, u shpreh Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus refuzoi të përjashtonte mundësinë e dërgimit të aseteve ushtarake në Kubë dhe Venezuelë nëse NATO nuk ndalon aktivitetet ushtarake në kufirin e Rusisë.

“Presidenti rus foli shumë herë për këtë temë, në veçanti cilat duhet të jenë veprimet ushtarake brenda marinës ruse, nëse gjithçka shkon drejt provokimit të Rusisë dhe rritjes së mëtejshme të presionit ushtarak nga pala amerikane. Ne nuk e duam këtë, diplomatët duhet të negociojnë”, tha Sergey Ryabkov, Zëvendësministër i Jashtëm rus.

Lituania, e cila ndan një kufi me Rusinë, tha se kërcënimi i luftës është më i madh se në çdo kohë që nga viti 1945 dhe se vendi po përgatitet për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë atë të konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER