Kosova në prag të nominimit për Oscars me filmin ‘Zgjoi’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Akademia e Oscars filloi votimin për nominimin e filmave, më 27 janar.

Në këtë votim merr pjesë edhe Kosova me filmin ‘Zgjoi’, nën regjinë e Blerta Bashollit.

Përzgjedhja e filmave do të zgjasë deri më 1 shkurt. Filmat e votuar do të bëhen publikë me datë 8 shkurt.

Thuajse një muaj më vonë, nga data 17 – 22 mars Akademia do të përzgjedhë listën përfundimtare të nominimeve.

Më 27 mars do të zhvillohet ceremonia e Oscars, ku jepen çmimet për filmat më të mirë në 24 kategori.

Gjashtë kategoritë më të rëndësishme janë: Filmi më i mirë, regjisori më i mirë, aktori më i mirë, aktorja më e mirë, skenari më i mirë, filmi më i mirë i huaj.

Kosova është në listën e ngushtë të 15 filmave me filmin Zgjoi (Hive), për kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’.

Gjasat për të fituar nominimin janë të mëdha, sipas aktores në atë film, Yllka Gashi.

Përmes një njoftimi në Facebook, Gashi bëri thirrje për mbështetje në përhapjen e posterit të filmit nëpër rrjetet sociale.

Ceremonia e 27 marsit do të përbëje ceremoninë 94-të të çmimeve Oscars.

Çmimet e para Oscars u mbajtën më 16 maj të 1929, duke i dhënë frymë një prej çmimeve më prestigjioze të kinematografisë në botë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet nëse porti i Odesës nuk hapet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. Beasley shpjegoi se aktualisht bota...

Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp...

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

TË FUNDIT

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER