Përditësime LIVE: Rusia pushton Ukrainën, Biden lajmëron sanksione

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Rusia ka nisur sulmet ushtarake ndaj Ukrainës. Nga ana tjetër Kievi ka shpallur gjendjen e luftës.

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të papara ndonjëherë.

Gjatë fjalimit në televizionin shtetëror, Putin paralajmëroi edhe ushtrinë ukrainase, duke iu kërkuar ushtarëve që të lënë armët dhe të shkojnë në shtëpi.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba shkroi në Twitter se Rusia ka nisur një pushtim të plotë të Ukrainës dhe po synon të sulomjë me armë qytetet.

Liderët Perëndimorë i kanë bërë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat nga Ukraina dhe kanë paralajmëruar për sanksione.

Presidenca e Ukrainës ka bërë me dije se janë vrarë më shumë se 40 ushtarë që prej nisjes së pushtimit nga Rusia.

Këshilltari i kreut të shtetit gjithashtu ka bërë me dije se ka  gjithashtu dhe disa civilë të vrarë.

19:22Publikohen fotot e para të ushtarëve rus të zënë rob

Trupat ukrainase kanë rrëzuar pesë helikopterë rusë, kanë shkatërruar me dhjetëra tanke dhe kanë kapur robër me dhjetëra ushtarë në orët e para të luftës.

18:52Qytetarët e botës protestojnë kundër agresionit rus

Kur u bë e ditur se Rusia sulmoi Ukrainën në orët e para të mëngjesit, protestues nëpër qendrat e kryeqyteteve perëndimore u mblodhën jashtë ambasadave ruse dhe pika të tjera historike në shumë pjesë të botës.

18:42Ushtarët ukrainas po japin jetën për të shmangur një katastrofë bërthamore

Luftimet kanë shpërthyer në Çernobil ndërsa ushtarët rusë përpiqen të arrijnë ish-centralin bërthamor, ka thënë presidenti i Ukrainës.

18:38Putin: S’kisha zgjidhje tjetër, sanksionet nuk na ndalin

Gjatë një deklarate para liderëve të biznesit në Moskë, Putin tha se Rusia ka qenë e detyruar të veprojë kundër Ukrainës sot dhe se gjithmonë ka qenë e vetëdijshme për sanksionet që do të vinin si pasojë.

17:59Kush është Volodymyr Zelensky, komediani që po luan ‘rolin’ luftës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është në ballë të përgjigjes ushtarake dhe diplomatike të Ukrainës ndaj pushtimit të plotë të Rusisë në vend.

17:55 – ‘S’pranoj pagë nga një vrasës’, reagime të forta kundër Putinit në Rusi

Figura publike në Rusi, mes të cilëve dhe gazetarë kanë dënuar pushtimin e Ukrainës nga  presidenti rus, Vladimir Putin.

17:36 – BE bëhet gati për refugjatët nga Ukraina

Shtetet kufitare të Ukrainës – anëtarët e BE-së, Lituania, Letonia, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Rumania, si dhe Moldavia (që nuk është në BE) kanë njoftuar se janë duke u përgatitur për valën e pritshme të refugjatëve nga Ukraina, në kohën kur Rusia nis pushtimin e plotë të vendit.

16:56 – Nis lufta në Çernobil, trupat ruse tentojnë të marrin kontrollin

Forcat ushtarake ruse kanë nisur sulmin mbi Çernobilin, që në rast shpërthimi të centralit bërthamor do të shkaktonte një re radiokative në të gjithë Evropën.

Në fillim të konfliktit Rusi-Ukrainë, presidenti turk Erdogan ka deklaruar se Turqia do të luaj një rol kyç në ruajtjen e paqes në rajon.

16:43 – Lavrov: Perëndimi nuk respekton ligjin ndërkombëtar

Lavrov ka thënë se Rusia do të jetë “gjithmonë e gatshme për dialog, që do të na kthejë te drejtësia dhe parimet e kartës së Kombeve të Bashkuara”.

16:36 – Sa të vështirë e ka Ukraina të mbrohet?

Ukraina, në numra sa i takon armatimeve dhe personelit ushtarak, qëndron shumë pas Rusisë pas investimeve modernizuese të forcës ushtarake nga presidenti Putin.

16:27 – Hungaria dënon sulmin rus ndaj Ukrainës

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se dënon veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke u rreshtuar me Bashkimin Evropian dhe aleatët e NATO-s.

3 shqiptarë në Ukrainë kanë kërkuar ndihmë pasi fluturimi i tyre është anuluar.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se 3 shqiptarëve u është sugjeruar kalimi me rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat shqiptare në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur

15:53 – Ukraina: Sulmoni Rusinë me sanksione të ashpra

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u ka bërë thirrje shteteve tjera të vendosin sanksione ndaj Rusisë menjëherë dhe të ofrojnë mbështetje ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

15:21: Kina: Rusia nuk po ‘pushton’ askënd, qytetarët tanë të ngrenë flamujt

Cili është qëndrimi që do të mbajë Kina ndaj sulmit rus në Ukrainë?

14:47 –Zelensky: Po krijojmë një koalicion kundër Putinit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi se po krijohet një koalcion kundër Putinit.

14:48 – EUFOR dërgon trupa shtesë në Bosnje

Forcat e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë, EUFOR, tha se do të angazhojë rreth 500 pjesëtarë shtesë, si masë mbrojtëse.

14:32 – Perëndimi duhet të veprojë sot, thotë këshilltari presidencial i Ukrainës

Perëndimi duhet të veprojë sot! Kështu deklaroi këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak.

14:30Erdogan: Turqia mbështet betejën e Ukrainës për integritet territorial

Turqia mbështet betejën e Ukrainës për integritet territorial dhe e sheh sulmin e Rusisë si “një goditje e fortë” ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, deklaroi të enjten presidenti Recep Tayyip Erdogan.

14:21 –Amerikanët kundër përfshirjes së SHBA-ve në konflikitn Rusi-Ukrainë

Vetëm 26% e amerikanëve thonë se SHBA duhet të ketë një rol të madh në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa 52% e tyre mendojnë se SHBA duhet të ketë një rol të vogël në konflikt; 20% thonë se SHBA-ja nuk duhet të përfshihet fare.

14:20Sa rrezikon Tajvani të pushtohet nga Kina pas konfliktit Rusi-Ukrainë?

Pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, sytë e botës janë drejt një konflikti të mundshëm mes Tajvanit dhe Kinës. Sa probabilitet ka një sulm i tillë dhe cilat do të ishin pasojat?

Kina ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës të enjten, e në vend të kësaj ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se “kanë ushqyer zjarrin” për të përkeqësuar tensionet.

14:00 –Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend të enjten, raporton Reuters.

13:45- Gazetarët ukrainas raportojnë nëpërmjet videove sulmet ajrore

Gazetarët ukrainas që po raportojnë për pushtimin nga Rusia, kanë postuar në rrjetet e tyre sociale video të ndryshme të sulmeve ajrore nëpër qytete të Ukrainës.

 

13:34- Ambasadori ukrainas në Tiranë: Dhjetëra viktima në Ukrainë, mes tyre fëmijë

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov deklaroi se deri më tani kanë humbur jetën 40 ushtarakë ukrainas dhe janë shënuar dhjetëra viktima civile. Ai tha se kanë humbur jetën edhe 50 ushtarakë rusë.

13:27-Kryeministri Johnson: Frika jonë më e madhe u bë realitet

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi në një dalje televizive të enjten se ajo që të gjithë po i trembeshin “u kthye në realitetet”.

13:19-Sulmohet selia e Inteligjencës ukrainase

Tym i zi është parë të ngrihet mbi selinë e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë. Ukraina thotë se disa nga bazat e saj ushtarake janë sulmuar me raketa ruse.

12:26- 40 të vdekur nga sulmet në Ukrainë

Policia ukrainase njoftoi për 40 të vdekur nga sulmet ruse mëngjesin e të enjtes. Sulmi që u mori jetën 40 personave ndodhi në Podilsk, jashtë Odessa.

12:19-BE-ja e vendosur për sanksione kundër Rusisë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha të enjten se Bashkimi Evropian është i vendosur të lëshojë “pakon e plotë të sanksioneve” kundër Rusisë.

11:50- Rritet çmimi i naftës pas sulmit rus në Ukrainë

Çmimi i naftës kalon vlerën e 100 dollarëve për fuçi, pasi Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës.Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar dhe është gjithashtu eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror.

11:29- Basha dënon sulmet ruse në Ukrainë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon që Shqipëria të mbajë një qëndrim të qartë për sulmet e Rusisë në Ukrainë.

11:28- Tanket ruse mbërrijnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

BBC raporton se ka të dhëna të konfirmuara nga një zyrtar ukrainas për mbërritjen e tankeve në Kharkhiv.

11:18-Johnson: Sulmet në Ukrainë, katastrofë për kontinentin tonë

Sulmet ruse në Ukrainë “janë një katastrofë për kontinentin tonë”, ka shkruar në Twitter kryeministri anglez Boris Johnson.

11:16- Ukraina ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Rusinë

Ukraina ka ndërprerë zyrtarisht të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.Deklaratën e bëri presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp.

10:42- Kryeministri australian paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë

Scott Morrison i quan sulmet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës brutale dhe të paprovokuara. Ai njoftoi se do ketë njoftoi sanksione të reja për 25 individë të tjerë dhe katër institucione financiare ruse.

10:40- Raketat ruse fluturojnë nga Moldavia drejt Ukrainës

Vijo0jnë sulmet e Rusisë në Ukrainë. Raketa ruse janë parë të fluturojnë nga entiteti separatist i Transnistrisë në Moldavi, drejt territorit ukrainas.

10:37-Kurti: Solidarizohemi me popullin e Ukrainës

Sulmi rus në Ukrainë përbën agresionin e dytë më të madh ushtarak prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, thotë kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

09:50 – Reagimi i presidentit Meta

Presidenti Ilir Meta reagoi pas sulmit të Ukrainës, ku tha se e dënon këtë veprim që shkel ligjin ndërkombëtar, duke rrezikuar jetën e  të pafajshmëve.

09:33- Të paktën 7 të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë

Të patën 7 persona kanë humbur jetën deri më tani nga sulmet ruse në Ukrainë. Ndërkohë 11 të tjerë rezultojnë të zhdukur. 

09:29- Deklarata e kryeministrit japonez

Kryeministri japonez Fumio Kishida dënoi sulmet e Rusisë në Ukrainën lindore dhe tha se po tronditen themelet e rendit ndërkombëtar.

09:17- Osmani: Hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses

Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova qëndron pranë Ukrainës dhe njerëzve të saj. Ajo dënon sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.

09:06- Ukraina shpall gjendjen e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i bën thirrje popullit të tij të qëndrojë i qetë dhe se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vendin e tyre. Presidenti deklaroi se ka shpallur gjendjen e luftës.

08:55-Biden paralajmëron sanksione ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë pasi forcat e saj ushtarake nisën një sulm ndaj Ukrainës, tha presidenti i SHBA Joe Biden.

08:43- Borrell kërcënon Putin: Mos na nënvlerëso

Shefi i politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë që të mos nënvlerësojë Perëndimin. Borrell tha se Putin duhet të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës.

08:27-Rama: Dënoj agresionin e ashpër të Rusisë

Kryeministri Edi Rama deklaron se dënon agresionin e ashpër të Rusisë dhe shprehet se Shqipëria bashkohet me NATO-n dhe BE-në në këtë çështje.

05:00 – Rusia sulmon Ukrainën 

Rusia nis sulmet ushtarake ndaj Ukrainës. Nga ana tjetër Kievi ka shpallur gjendjen e luftës.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Kurti: Kujtimin për familjen Jashari ta shndërrojmë në përjetësi

Albin Kurti mbajti mbledhja e pestë tw komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë mbledhje, që zgjati tre orë, u prezantua...

Nëna hidhet me foshnjën e saj nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë

Një nënë me fëmijën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë, mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00...

A është dielli i dëmshëm për shëndetin?

Dielli është i mirë, i shëndetshëm dhe shmang depresionin, shkruan KosovaPress. Përfitimet e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, në fakt, janë shumë më të ulëta...

TË FUNDIT

Kurti: Kujtimin për familjen Jashari ta shndërrojmë në përjetësi

Albin Kurti mbajti mbledhja e pestë tw komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë mbledhje, që zgjati tre orë, u prezantua...

Nëna hidhet me foshnjën e saj nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë

Një nënë me fëmijën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë, mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00...

A është dielli i dëmshëm për shëndetin?

Dielli është i mirë, i shëndetshëm dhe shmang depresionin, shkruan KosovaPress. Përfitimet e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, në fakt, janë shumë më të ulëta...

Bjellorusia është kërcënuar nga Ukraina, pretendon Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha të shtunën se Ukraina ishte përpjekur të godiste objektet ushtarake në territorin bjellorus tre ditë më pare. Agjencia shtetërore...

Zbulohet bima e parë mishngrënëse që kap prenë nën tokë

Shkencëtarët kanë zbuluar një bimë mishngrënëse që rrit nëntokë rrënjë që kapin gjahun, duke u ushqyer me krijesa nëntokësore si krimbat, larvat dhe brumbujt. Lloji i...