Sa e rëndësishme është nafta ruse dhe çfarë rekordi mund të kapin çmimet?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë nuk mjaftuan për ta dënuar këtë vend për pushtimin e Ukrainës. Ndalimet po prekin tashmë industrinë e naftës, gjë që nuk dihet se kujt do i sjellë më shumë dëm, Perëndimit apo Rusisë, me çmimet e naftës që kanë shënuar rekord në botën perëndimore.

Amerika ka ndaluar importet e naftës nga Rusia, pas vendimit të presidentit Biden të martën. Edhe Britania vendosi të heqë gradualisht naftën dhe produktet e naftës ruse, deri në fund të vitit 2022.

Nga ana tjetër, Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi vazhdon të ndalojë naftën ruse.

Sa e rëndësishme është nafta dhe gazi rus?

Bashkimi Evropian merr nga Rusia rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës që i nevojitet, dhe e ka të vështirë zëvendësimin nëse furnizimet ndërpriten.

Rusia eksporton rreth 5 milionë fuçi naftë në ditë, eksportuesi i dytë më i madh në botë pas Arabisë Saudite. Gjysma e naftës së eksportuar ruse shkon në BE, që mbështetet te Rusia për 27% të importeve dhe për rreth 15% të konsumit të saj. Mbretëria e Bashkuar është më pak e varur, ku në 2021 importoi rreth 4.7 milion ton naftë ruse, më pak se 10% të konsumit total.

A mund të zëvendësohen nafta dhe gazi rus?

Zgjidhja e enigmës së gazit është mjaft e vështirë, duke përfshirë një kombinim të rritjes së prodhimit nga diku tjetër, reduktimin e kërkesës, blerjen e gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe shtyrjen drejt burimeve natyrore të rinovueshme.

Për naftën, një opsion në diskutim është që SHBA të heqë sanksionet ndaj Iranit dhe Venezuelës.

“Irani mund të shtojë rreth 1.3 milion fuçi naftë shtesë në treg,” tha Sophie Udubasceanu, një eksperte globale e naftës së papërpunuar në ICIS (Inteligjenca e pavarur e Tregut Kimik dhe Energjitik).

Vetë rezervat e Amerikës ofrojnë njëfarë shprese. SHBA eksportoi 3.45 milionë fuçi në ditë në dhjetor të vitit të kaluar, prodhim ky që mund të rritet.

Një rrugë tjetër është Perëndimi të bindë OPEC-un, Organizatën e Shteteve Naftë-Eksportuese si Arabia Saudite, që të “lirojë çezmat”.

Sa lart mund të shkojë çmimi i naftës?

Kjo varet nga realiteti gjeopolitik. Niveli më i lartë i të gjitha kohërave është 147,50 dollarë, i vendosur në korrik të vitit 2008, dhe disa analistë mendojnë se mund të shkojë më lart.

Analisti i mallrave të UBS (kompani globale e shërbimeve financiare zvicerane), Giovanni Staunovo, tha se një luftë e zgjatur mund ta çojë çmimin në 150 dollarë, ose më shumë. Analistët në Bank of America thanë se nëse shumica e eksporteve të naftës së Rusisë do të ndërpriteshin, mungesa e 5 milionë fuçive në ditë mund t’i çonte çmimet deri në 200 dollarë.

Sa ndikon rritja e çmimit të naftës?

Rritja e konsiderueshme e çmimit të naftës do të rriste çmimin e thuajse gjithçkaje, nga benzina, e deri te çdo mall që transportohet, duke rritur inflacionin dhe koston e jetesës.

Disa ekonomistë thonë që kura më e mirë për një çmim të lartë është çmimi i lartë, për të sjellë shkatërrimin e kërkesës. Nëse nafta bëhet aq e shtrenjtë sa njerëzit nuk mund ta përballojnë atë, ata ndalojnë së bleri dhe çmimi ulet përsëri.

Por, kjo do të shkaktonte recension, rënie e konsiderueshme e përgjithshme e aktivitetit ekonomik.

A janë burimet e rinovueshme një opsion?

Lufta në Ukrainë ka theksuar rëndësinë e kalimit në burime të qëndrueshme të energjisë, gjë që do të ndihmonte edhe për të zvogëluar krizën klimatike.

Kjo nënkupton prodhimin e energjisë elektrike nga dielli dhe era.

Jim Watson, një profesor i politikës energjetike dhe drejtor i Institutit UCL për Burimet e Qëndrueshme, tha: “Ne kemi nevojë urgjente për një program të ri për të përmirësuar dhe izoluar shtëpitë tona, pas një dekade mosveprimi dhe politikash të dizajnuara keq”.

Edhe pse kjo qasje redukton varësinë nga Rusia, do të duheshin disa vite që të realizohej, më shumë sesa gjetja e furnizimeve të reja me gaz dhe naftë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

TË FUNDIT

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

Jo takimit Putin-Zelensky, Kremlini refuzon propozimin e Erdogan

Nuk ekzistojnë ende kushtet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,...

Vritet me thikë një person në Maliq

Një person ka mbetur i vrarë me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit. Viktima i identifikuar...


Sondazh