‘Nëse vdes…’, Elon Musk bën disa postime shqetësuese në Twitter

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Elon Musk ka bërë disa postime shqetësuese në profilin e tij në Twitter pak orë me parë.

Edhe pse miliarderi njihet për sensin e tij të humorit – sidomos për sa i përket postimeve të tij në Twitter – këtë radhë ndjekësit e tij janë shqetësuar pasi mesazhet kanë një natyrë tejet kriptike.

Në postimin e tij të parë, Musk shkruan “Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ishte kënaqësi që u njohëm.”

Ky postim vjen një javë pas lajmit se Musk bleu rrjetin social Twitter për një shumë prej $44 miliardë dollarësh.

Ajo që e bën këtë mesazh edhe më të çuditshëm janë disa postime të bëra më përpara nga Musk të cilat e bëjnë të duket sikur ai mund të jetë kërcënuar nga Rusia.

Pak para se të postonte për vdekjen e tij, Musk ndau me ndjekësit disa postime në rusisht, që duken si komunikime të klasifikuara ku miliarderi akuzohet se ka furnizuar forcat fashiste në Ukrainë me pajisje për komunikimin ushtarak, “dhe për këtë Elon, ti do të mbash përgjegjësi – si një i rritur – pavarësisht se sa gjatë do të vazhdosh ta luash rolin e budallait”.

Në një postim pasues, thuhet se këto pajisje janë dërguar në Ukrainë edhe me ndihmën e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe Pentagonit.

Çuditërisht, Musk i ka bërë tag në të dy këto postime, Dmitry Rogozin – shefit të agjencisë hapësinore ruse Roscosmos, duke mos dhënë ndonjë shpjegim nëse këto mesazhe janë postuar prej tij.

Këto postime kanë ngritur dyshimet se CEO i Tesla-s mund të jetë duke u përballur me kërcënime të mundshme nga Rusia si pasojë e ndihmës që ai i ka ofruar Ukrainës që prej fillimit të lutës.

Kompania e dytë më e suksesshme e Musk, SpaceX, ka dërguar satelitët Starlink në Ukrainë, që prej fillimit të luftës, si pasojë e vënies në shënjestër të sistemit të telekomunikacionit ukrainas nga ushtria ruse që prej fillimit të luftës në shkurt.

Ndjekësit e Musk kanë reaguar në mënyra të ndryshme, disa prej tyre e kanë marrë si shaka ndërsa të tjerë kanë bërë thirrje për solidarizim.

Të tjerë e kanë pyetur Musk nëse ai ka qenë i pirë por dhe pas disa orësh ky postim gjendet ende në llogarinë e Musk dhe tashmë të gjithë po presin për një reagim tjetër më të drejtpërdrejtë i cili do të mund të hidhte pak dritë mbi të vërtetën pas këtyre mesazheve.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

BE në kërkim të unitetit, pengesa për paketën e gjashtë të sanksioneve

Një kompromis i vështirë do të duhet të arrihet të hënën dhe të martën e ardhshme për paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë....

Policët duan psikologë, profesion me risk të lartë për gjendje stresi

Përfshirja e policëve në sjellje agresive edhe me pasoja të rënda, ka bërë që ekspertët të kërkojnë monitorim psikologjik të tyre. Vetëm këtë javë...

Pallati në Vlorë rrezikon të shembet, banorët: Është ndërhyrë në strukturë

Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe. 40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja...

TË FUNDIT

Dy të mitur mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

Dy të mitur të moshës rreth 12 vjeç janë mbytur në një liqen në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së...

Zv.rektorja e Vlorës pro vendimit për mesataren: Po ulej numri i studentëve

Zv.rektorja e Universitetit të Vlorës e cilësoi të drejtë vendimin për uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5, për maturantët të cilët duan të...