Austria ka shkatërruar një rrjet kriminal ndërkombëtar që trafikonte refugjatë në Europën Qendrore.
Sipas një deklarate nga qeveria, 205 persona janë arrestuar për trafikim të dyshuar të mijëra emigrantëve sirianë.
Shumë prej refugjatëve thuhet se kanë paguar nga 3,000 deri në 4,500 euro për t’u trafikuar përmes Hungarisë dhe Austrisë.
Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner tha se ky është një sukses i madh kundër krimit të organizuar dhe një goditje kundër mafies së kontrabandës.
Hetuesit filluan operacionin në vitin 2021, të cilët deklaruan se grupi kishte transportuar më shumë se 36,000 fëmijë dhe të rritur në vende të Europës Perëndimore, si Gjermania dhe Franca.
Autoritetet thonë se rrjeti kriminal kishte grumbulluar rreth 152 milionë euro në muajt e fundit.
Të dyshuarit dyshohet se janë gjithashtu të lidhur me vdekjen e dy emigrantëve vitin e kaluar, të cilët u gjetën në një furgon në kufirin hungarez.
Drejtuesi i mjetit fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por që atëherë është arrestuar në Letoni, tha ministria e brendshme austriake.
LEXONI GJITHASHTU
- Mbi 5.800 emigrantë të jashtëligjshëm u kapën në Ballkanin Perëndimor në janar
- Rreth 200 mijë persona tentuan të futeshin ilegalisht në BE gjatë 2021