BE-ja është kthyer nga një “platformë ekonomike konstruktive” në një aktor “agresiv dhe luftarak” mes luftës së Rusisë në Ukrainë.
Kështu deklaroi të premten ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ky reagim erdhi përpara njoftimit nga shefi i çështjeve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, se Bashkimi Europian po i jepte Ukrainës 500 milionë euro të tjera për të blerë armë të rënda për shmangien e pushtimit të Moskës.
“Ne do të ofrojmë një këst të ri prej 500 milionë më shumë për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës”, u tha Borrell gazetarëve përpara takimit të G7 në Weissenhaus.
Ai shtoi se fondet do të ndahen për blerjen e armëve të rënda dhe do të çojnë mbështetjen financiare totale të BE-së për Ukrainën në 2 miliardë euro.
Lavrov tha: “BE-ja ka evoluar nga një platformë ekonomike konstruktive, siç u krijua, në një lojtar agresiv dhe luftarak, i cili tashmë shfaq ambiciet e saj shumë përtej kontinentit europian. Ddëshira e Kievit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian nuk është e parëndësishme”.
Politikani rus akuzoi europianët se po nxitojnë në rrugën që NATO-ja tashmë ka gjurmuar, duke konfirmuar kështu prirjen drejt shkrirjes me aleancën e Atlantikut të Veriut, e cila do shërbejë si një shtojcë e NATO-s.
LEXONI GJITHASHTU:
- Presidenti i Këshillit Europian: Siguria globale është nën kërcënim
- Von der Leyen: Rusia është kërcënim i drejtpërdrejtë për rendin botëror
- Ukraina akuzon Rusinë për vjedhje të grurit