Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka deklaruar se vendi i saj duhet të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Rusisë.
Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, raporton Reuters.
“Është shumë e rëndësishme në këtë kohë që ne të vazhdojmë presionin mbi Vladimir Putin duke dërguar më shumë armë në Ukrainë dhe duke rritur sanksionet”, u tha ajo gazetarëve pas mbërritjes në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermaninë veriore.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po sjell një krizë të madhe në botë përsa i përket ushqimeve dhe naftës.
LEXONI GJITHASHTU
- Armët e huaja tashmë në front, thotë zv. ministrja e mbrojtjes në Ukrainë
- Zelenski: Nuk kemi armë të mjaftueshme për të çliruar Mariupolin