Policia amerikane ka raportuar ditën e sotme se një nënë vrau dy fëmijët e saj përpara se të kryente vetëvrasje.
31-vjeçarja Ashley Palmer u gjet e vdekur nga një armë zjarri brenda apartamentit të saj së bashku me fëmijët të moshës 6 dhe 8 vjeç.
Sipas raportimit të policisë nëna dhe fëmijët janë vrarë me armë zjarri, raporton New York Post.
Ish-partneri i saj, Jenavie Palmer ka deklaruar se ata të dy ishin të ndarë dy vite më parë, pasi kishin mosmarrëveshje rreth kujdestarisë së fëmijëve.
“Ne ishim në mes të gjyqit dhe fëmijët lëviznin herë në njërën shtëpi, herë në tjetrën”, tha Jenavie.
Ashley Palmer kishte pohuar dy herë më parë në gjykatë se fëmijët e çiftit do të përballeshin me dëmtime serioze nëse ish-bashkëshortit të saj i jepej kujdestaria e pjesshme.
LEXONI GJITHASHTU
- Prokurori paraguaian i Antidrogës vritet gjatë muajit të mjaltit në Kolumbi
- Ushtari ukrainas vritet tre ditë pas martesës pranë fabrikës së çelikut