Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa vdiq të enjten në moshën 73-vjeçare.
Sheikh Khalifa ishte president i Emirateve të Bashkuara Arabe prej vitit 2004, por roli i tij ka qenë kryesisht ceremonial, që kur pësoi një goditje në tru në vitin 2014.
Pas vdekjes së tij, vendin si President e ka zënë vëllai i tij, Mohamed bin Zayed, raporton BBC.
Përveçse ishte president i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa ishte gjithashtu sundimtar i Abu Dhabit, kryeqyteti i pasur me naftë i shtatë emirateve që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministria e Çështjeve Presidenciale shpalli 40 ditë zie me flamuj në gjysmështizë nga e premtja, dhe pezulloi punën në sektorin publik dhe privat për tre ditët e para.
LEXONI GJITHASHTU: