Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka deklaruaar se siguria globale është nën kërcënimin e luftës Rusi-Ukrainë.
Deklaratën, Michel e bëri gjatë vizitës së tij në qytetin e Hiroshimës në Japoni, e cila në vitin 1945 pësoi bombardimin e parë atomik.
“Ndërsa flasim, siguria globale është nën kërcënim”, tha Michel, raporton Reuters.
Ai tha se Rusia i cili është një shtet i armatosur bërthamor, po sulmon kombin sovran të Ukrainës, teksa bën referenca të turpshme dhe të papranueshme për përdorimin e armëve bërthamore.
Ai shtoi se memoriali në Hiroshimë ishte “një kujtesë e ashpër e urgjencës” për të forcuar rregullat ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU