Twitter ka konfirmuar se menaxheri i përgjithshëm, Kayvon Beykpour dhe menaxheri i përgjithshëm i ekonomisë, Bruce Falck, janë shkarkuar pasi kompania do blihet nga Elon Musk.
Beykpour do të zëvendësohet nga Jay Sullivan, sipas raportimit nga The New York Times. Sullivan është aktualisht menaxheri i përgjithshëm i përkohshëm.
Të dy drejtuesit lajmëruan këtë të enjte largimin nga Twitter përmes rrjeteve të tyre sociale.
“E vërteta është se, kjo nuk është se si dhe kur e imagjinova të largohesha nga Twitter, dhe ky nuk ishte vendimi im. Parag më kërkoi të largohesha pasi më bëri të ditur se dëshiron ta çojë ekipin në një drejtim tjetër”, ka shkruar Beykpour në Twitter.
CEO i Tesla Musk pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitter pasi të marrë drejtimin e kompanisë në fund të këtij viti, teksa se marrëveshja mund të mbyllet për 44 miliardë dollarë.
Miliarderi ka sugjeruar se ai do të ndryshojë politikat e moderimit të përmbajtjes së platformës, si dhe do të zbatojë mënyra për të synuar mashtrimet e kriptove dhe për t’i bërë përdoruesit komercialë dhe qeveritarë të paguajnë një tarifë për shërbimin.
Marrëveshja pritet të mbyllet në vitin 2022, me miratimin e aksionerëve dhe rregullatorëve të Twitter.
Interrupting my paternity leave to share some final @twitter-related news: I’m leaving the company after over 7 years.
— Kayvon Beykpour (@kayvz) May 12, 2022
LEXONI GJITHASHTU