Ukraina ka detyruar forcat ruse të tërhiqen nga Kharkiv. Raportet e fundit sugjerojnë një pikë kthese rreth qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, megjithëse ka qenë një nga objektivat prioritare për rusët, raporton BBC.
“Aktiviteti kryesor i rusëve në rajonin e Kharkiv ishte tërheqja e njësive të tij nga qyteti i Kharkiv”, tha një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Lidhur me këtë, ka reaguar presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
“Çlirimi gradual i rajonit të Kharkiv-it dëshmon se ne nuk do t’i lëmë askënd armikut”, tha Zelenski në deklaratën e tij të bërë përmes një video-call, duke njoftuar se rimarrja e territorit që kishte rënë në duart e Rusisë po vazhdon.
“Deri sot janë çliruar 1015 vendbanime, gjashtë të tjera në 24 orët e fundit”, u shpreh ai.
Uji, energjia elektrike, komunikimet, transporti dhe shërbimet publike ishin rivendosur, tha ai, duke shtuar se po mbante parasysh qytetet dhe territoret ende nën pushtimin rus.
LEXONI GJITHASHTU
- Rajoni separatist në Gjeorgji do të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë
- Rusia: Do të përgjigjemi nëse NATO-ja vendos forcat bërthamore afër kufirit