Tre ish-presidentë të Ukrainës kanë i bërë thirrje ndërkombëtarëve për të ndihmuar luftëtarët e bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Euromaidan Press raporton se ish-presidentët e Ukrainës Leonid Kuchma, Viktor Jushçenko dhe Petro Poroshenko bënë apelin në një letër të nënshkruar të premten.
“Me të gjitha mjetet e disponueshme diplomatike ju kërkojmë të ndihmoni autoritetet ukrainase për të shpëtuar jetën e ukrainasve civilë dhe ushtarakë. Ukrainasit, që ndodhen në territorin e uzinës Azovstal dhe që tentohen të vriten barbarisht nga Rusia me urdhër të Putinit”, kanë shkruar ish-presidentat.
Ndërsa, presidenti aktual Volodimir Zelenski është shprehur se negociatat për evakuimin e tyre nga fabrika e çelikut janë shumë të vështira.
LEXONI GJITHASHTU
- Lufta në uzinën Azovstal, trupat ruse avancojnë në lindje
- Ukrainasi i bllokuar në Azovstal kërkon ndihmë nga Elon Musk: Nëse jo ti, kush?