Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka deklaruar se bllokada e porteve në Detin e Zi mund të shkaktojë krizë globale ushqimore.
Shkaku kryesor i kësaj është se para pushtimit, Ukraina eksportonte një sasi të madhe të produkteve bujqësore në mbarë botën, raporton BBC.
Zelenski tha se bllokada ishte pjesë e një stategjie të qëllimshme nga Moska për të shkaktuar kaos.
Ai shtoi se zyrtarët rus po kërcënojnë hapur botën duke deklaruar se do të mungojnë produktet ushqimore, kryesisht buka në dhjetëra vende.
Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Perëndimin se është përgjegjëse për inflacionin e lartë që po trondit botën.
Sipas tij, sanksionet ndaj Rusisë kanë shkaktuar rritjen në stratosferë të çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve bazë.
LEXONI GJITHASHTU