Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim në qëndrimin e liderit rus Vladimir Putin, me të cilin ditën e djeshme pati një bisedë telefonike për më shumë se një orë.
Në një intervistë për T-online, duke i’u referuar pasojave në tregun e grurit, Scholz tha se për shkak të idesë së çmendur të Putinit për zgjerimin e perandorisë ruse, si Rusia ashtu edhe e gjithë bota po paguajnë një çmim të lartë.
Ai shtoi se “Putini duhet të kuptojë se e vetmja rrugëdalje është një marrëveshje me Ukrainën”, ndërsa NATO-ja, “jo vetëm që nuk është tërhequr, por është forcuar në krahun lindor dhe Aleanca do të bëhet edhe më e fortë me hyrjen e Finlandës dhe Suedisë”.
Scholz gjithashtu tha se Rusia tashmë ka pësuar humbje më të mëdha ushtarake në Ukrainë sesa në luftën dhjetëvjeçare në Afganistan.
LEXONI GJITHASHTU