Suedia dhe Finlanda kanë reaguar pas deklaratës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i cili tha të premten se mund të shfrytëzojë të drejtën e vetos dhe të bllokojë anëtarësimin e tyre në NATO.
Ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës kanë thënë se shpresojnë të takohen këtë të shtunë me homologun e tyre turk në Berlin, në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s.
“Ne do të kemi mundësi të diskutojmë rreth aplikimit të mundshëm në NATO”, tha Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, teksa nënvizoi se qeveria turke nuk e ka dhënë drejtpërdrejt këtë lloj mesazhi, raporton Los Angeles Times.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Helsinki, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto beson se do të takohet me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu gjatë fundjavës për të “vazhduar debatin brenda vendit”.
Ditën e djeshme, Erdogan tha se për Turqinë është e pamundur që të mbështesë planin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bërë pjesë e NATO-s duke thënë se vendet skandinave janë “shtëpi e shumë organizatave terroriste”.
LEXONI GJITHASHTU
- Suedia dhe Finlanda, takim me ministrat e Jashtëm të NATO-s sot në Berlin
- Turqia kundër hyrjes së Suedisë e Finlandës në NATO, thotë Erdogan