Një stuhi rëre ngjyrë portokalli ka pushtuar sot Irakun. 4 mijë njerëz janë dërguar me shpejtësi në spital. Ata kishin probleme me frymëmarrjen.
Kjo stuhi ka detyruar autoritetet të mbyllin aeroportet, shkollat, universitetet dhe institucionet e tjera.
Kjo është stuhia e tetë e rërës nga mesi i prillit që ka goditur Irakun, kjo për shkak të mungesës së madhe të reshjeve të shiut.
Në stuhinë e kaluar në fillim të majit, një person ka humbur jetën ndërsa 500 tjerë janë shtruar në spital si rezultat i ankesave të shumta për problemet me frymëmarrjen.
Re të mëdha pluhuri janë shfaqur në Bagdad dhe gjithë hapësira mori ngjyrë portokalli dhe më pas stuhia e rërës u zhvendos edhe në qytetet e tjera.
Rëra portokalli mbuloi majat e ndërtesave, makinave dhe madje u gjend edhe në brendësi të shtëpive të qytetarëve, duke zvogëluar dukshmërinë në vetëm 300 metra.
LEXONI GJITHASHTU: