Presidenti i Turqisë ka ritheksuar kundërshtimin e tij ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, vetëm disa orë pasi ata thanë se do të kërkonin anëtarësimin, raporton BBC.
Rexhep Tajip Erdogan tha se dy vendet nordike nuk duhet të marrin mundimin të dërgojnë delegacione për të bindur Turqinë, një anëtar kyç i NATO-s, për ofertat e tyre.
Erdogan është i zemëruar nga ajo që ai e sheh si gatishmërinë e tyre për të pritur militantët kurdë.
Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake.
Të hënën, Suedia tha se Evropa po jetonte në një realitet të ri të rrezikshëm, duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se lëvizja e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake prej 30 anëtarësh nuk kërcënonte drejtpërdrejt Moskën, por theksoi se çdo zgjerim i infrastrukturës ushtarake do të shkaktonte një përgjigje nga Kremlini.
LEXONI GJITHASHTU: