Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden deklaroi se anëtarësimet e reja në NATO, nuk përbëjnë kërcënim për asnjë shtet, duke iu referuar aplikimeve të Suedisë dhe Finlandës.
Deklaratë, Bajden dha këtë të enjte, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin finladez, Sauli Niinisto, shkruan BBC.
“Anëtarësimet e reja në NATO nuk përbëjnë një kërcënim për asnjë komb, nuk ka qenë kurrë. NATO do të forcohet nga anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës”, tha ai.
Bajden nënvizoi se Suedia dhe Finland kanë mbështetjen e SHBA-ve në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në NATO.
Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar zyrtarisht për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU