Presidenti i Ukrainës, Zelensky nënshkroi dekrete për zgjatjen e ligjit ushtarak dhe afatin e mobilizimit të përgjithshëm, ku pritet miratimi i tyre nga Këshilli i Lartë i Ukrainës.
Ai tha se ata duhet të dëbojnë pushtuesit dhe të garantojnë sigurinë e vërtetë të Ukrainës.
“Kjo është arsyeja pse kam nënshkruar dekretet për zgjatjen e ligjit ushtarak dhe afatin e mobilizimit të përgjithshëm. Shpresoj që Këshilli Suprem i Ukrainës do ta mbështesë këtë vendim në të ardhmen e afërt. Ushtria jonë duhet të ketë të gjitha mjetet ligjore për të vepruar me qetësi, ku të gjitha qytetet dhe komunitetet tona që janë nën pushtim të përkohshëm, duhet të dinë se Ukraina do të kthehet”, deklaroi Zelensky.
Zelensky nënvizoi se Rusia ka bërë “gabime katastrofike” gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.
Gjatë fjalimit të tij, presidenti ka tha se dyshon tek ushtria ruse për arsye se mendohet se mos ka filluar të përdorë sisteme të armëve lazer për shkak të mungesës së raketave.
Presidenti ukrainas tha se kjo gjë e tregon shumë qartë dështimin e plotë të pushtimit, dhe se ushtria ruse ka hedhur raketa në Mykolaiv dhe në Dnipro.
Ai falenderoi Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për ofrimin e paketës së ndihmës me shumën prej 9 miliardë euro.
LEXONI GJITHASHTU: