Ambasadorja e SHBA-së, Julianne Smith ka thënë se Suedia dhe Finlanda mund t’i bashkohen NATO-s në “dy muajt e ardhshëm”.
Në një intervistë, ajo tha se aleanca e mbrotjtjes kishte mirëpritur aplikimet e dy vendeve dhe besonte se do të “jepnin një kontribut të madh në aleancën e NATO-s”.
E pyetur se sa kohë mund të zgjasin ofertat e tyre për anëtarësim, ajo tha: “Idealisht do të dëshironim ta shihnim të realizohej brenda disa muajsh, ky është qëllimi”, raporton news.sky.
Smith tha se ajo ishte “e sigurt” se aleanca do të ishte në gjendje të përballonte shqetësimet që Turqia kishte ngritur në lidhje me vendet që do të anëtarësoheshin.
“Gjithçka që bën NATO duhet të arrihet përmes konsensusit, ku duhet 30 aleatë të votojnë për të. Pra, ne kemi 73 vite përvojë, duke punuar mbi dallimet aleate, dhe për këtë arsye edhe unë personalisht jam mjaft e sigurt se ata do të gjejnë një rrugë për këtë”.
Ajo shtoi: “Unë mendoj se përfundimisht do të shohim Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen aleancës në një të ardhme jo shumë të largët, e cila mund të ndodhë për dy muajt e ardhshëm”.