Spanja është goditur nga një valë të nxehti këtë fundjavë, me temperatura që arritën deri në 15 gradë më shumë se mesatarja e sezonit. Maji duket se do të jetë muaji më i nxehtë i shekullit.
Disa zona panë temperaturat të shkonin deri në 44ºC gjatë së shtunës.
Në vitet që vijnë, jugu i Europës pritet të ketë valë edhe më intensive të të nxehtit.
“Mund të konfirmojmë se i nxehti afrikan po lëviz drejt jugut të Europës dhe pasoja e kësaj gjëje është se në mesin e shekullit do të kemi periudha më të gjata dhe më intensive të thatësirave, dhe sigurisht, temperatura më të larta. Vera në një qytet relativisht të freskët si La Coruna, do të jetë e ngjashme me klimën në qytetin maroken të Kasablankës,” – u shpreh Ruben del Campo, zëdhënës i Agjencisë Spanjolle të Meteorologjisë,
Përllogaritet se rreth 2000 persona në vit vdesin në Spanjë si pasojë e nxehtësisë së madhe.
Fillimisht, vala e të nxehtit godet personat me probleme shëndetësore, të cilët janë edhe kategoria më e rrezikuar nga temperaturat e larta.
LEXONI GJITHASHTU: