Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike një pjesë të provincës më të populluar të Kanadasë, thanë autoritetet.
Ekuipazhet e emergjencës morën thirrje të shumta pasi stuhia shkuli shumë pemë, ndërsa bllokoi trafikun dhe dëmtoi shtëpitë. Policia tha se dy persona vdiqën dhe dy u plagosën, të paktën sipas raportimeve paraprake.
Mbi 340 mijë konsumatorë ishin pa energji për shkak të stuhive të forta, tha Hydro One Ltd (H.TO), ndërmarrja më e madhe e Ontarios, duke shtuar se burime shtesë janë instaluar për të rivendosur energjinë nga dëmtimet e mëdha. Ontario është shtëpia e gati 40% të popullsisë 38.2 milionëshe të Kanadasë.
LEXONI GJITHASHTU: