Historia e huliganëve dhe 10 klubet më të rrezikshme në botë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Huliganizmi në futboll daton që nga shekulli i 13-të, gjatë sundimit të Mbretit Eduart III në Angli – vendin ku ky sport ka edhe origjinën.

Në këto vite, topi i futbollit përbëhej nga fshikëza e derrit ose e deles, që fryhej si tullumbace dhe qepej në grykë.

Më pas ai mbështillej nga një copë lëkurë për t’i dhënë jetëgjatësi dhe rezultati final ishte një formë e rrumbullakët aspak elegante që nuk ngjason thuajse fare me sferën emblematike të ditëve të sotme.

Foto e një topi të vjetër futbolli

Skuadrat në atë kohë përfaqësonin fshatra të ndryshëm anglezë që luanin kundër njëri tjetrit gjatë festave fetare.

Me këtë sfond grotesk ndërmend, mund të kuptohet qartë që loja e bukur e futbollit është shoqëruar me akte të dhunshme që prej fillimeve të saj të brishta.

Incidenti i parë i huliganizmit i raportuar në shtyp thuhet të ketë ndodhur në vitin 1885, në ndeshjen mes Aston Villa-s dhe Preston North End.

Tifozët e të dyja skuadrave thuhet të jenë ndeshur me shkopinj, gurë, grushte dhe shkelma.

Ndërkohë, pas Luftës së Dytë Botërore termi ‘huligan’ mori jehonë në median e shkruar duke shënuar nisjen e ‘huliganizmit të organizuar’.

Skuadra angleze e futbollit pozon oër fotografi gjatë Luftës së Parë Botërore (1916)

Tashmë, grupe të organizuara të tifozëve të dhunshëm nisën të formoheshin duke u shoqëruar me sloganet, himnet, këngët e simbolet e tyre identifikuese.

Klubet e ndryshme nisën të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin për të ndjekur skuadrat e zemrës dhe mbi të gjitha për t’u ndeshur me grupet rivale.

Ditët e sotme, pavarësisht dënimeve më të rënda dhe provave të marra nga kamerat e sigurisë, këto klube vazhdojnë të jenë aktive dhe të përfaqësojnë një plagë sociale që përfshinë njerëz problematikë, përdorues të dograve të rënda dhe alkoolit apo dhe persona me precedentë penal.

Foto e huliganëve rusë / VICE news / Pavel Volkov

Në përgjithësi huliganët nuk ndajnë pikëpamje të caktuara politike ama një numër i madh kanë ide ekstremiste qoftë të djathta por edhe të majta.

Në vende të ndryshme të botës, këto grupe kanë emërtime të ndryshme si ‘Ultras’, ‘Fanatics’ apo edhe ‘Barra Brava’ që në spanjisht do të thotë ‘tufë të shkrehurish’.

Huliganë anglezë shkaktojnë trazira në rrugë. Foto / REUTERS

Këto janë 10 nga klubet më të dhunshme në botë:

1 – Wisla Krakow Poloni

Në vitin 2006, 8 tifozë mbetën të vrarë në ndeshjen e përvitshme të njohur si ‘Lufta e Shenjtë’ mes skuadrave Krakov dhe MKS Cracovia në Poloni.

2 – Universitario de Deportes – Peru

Klubi peruvian thuhet të ketë tifozët më të dhunshëm në të gjithë Amerikën e Jugut.

Këta huliganë raportohet t’i kenë vënë zjarrin makinave dhe autobusëve të skuadrës rivale por fatkeqësisht ata njihen edhe për një incident që përfshiu vdekjen e një 23-vjeçari si pasojë e hedhjes së tij nga një ballkon i lartë i stadiumit ku po luhej ndeshja kundër skuadrës rivale Alianza.

3 – AS Roma Itali

Tifozët e Romës janë përfshirë në incidente dhe sulme të ndryshme që përfshijnë sulmet me thikë dhe sende të forta. Në vitin 2001, disa tifozë të Liverpulit u goditën me thikë dy herë në Romë. Dhe në vitet 2006 dhe 2007, e njëjta gjë ndodhi me tifozë të Manchester United.

4 – Galatasaray – Turqi

Tifozët e Galatasaray njihen për sloganin e tyre ‘mikëpritës’ ndaj tifozëve të skuadrave rivale të cilët priten në hyrje me shprehjen: ‘Mirë se vini në Ferr!’

Stadiumi i vjetër i kësaj skuadre njihej si një nga më të dhunshmit në Europë dhe përveç kësaj, Libri i Rekordeve Guiness i ka quajtur ata klubin më të zhurmshëm në botë.

5 – Skuadra Kombëtare Kolumbiane

Kolumbia njihet si një shtet i dhunshëm në tërësi dhe huliganët kolumbian gëzojnë po të njëjtin reputacion. Gjatë Kupës Botërore në korrik të vitit 1994, mbrojtësi kolumbian Andres Escobar u vra nga tifozë të skuadrës së Medelinës.

6 – Al-Masry vs. Al-Ahly – Egjipt

Trazirat e shkurtit të vitit 2012 në Port Said të Egjiptit njihen si një nga incidentet më të përgjakshme në historinë e futbollit. Tifozë të klubeve rivale Al-Masry dhe Al-Ahly nisën një ‘betejë rruge’ e cila përfundoi në vdekjen e 74 personave dhe plagosjen e 1500 të tjerëve.

7 – El Salvador vs. Honduras – Amerikë Latine

Në Kupën Botërore të vitit 1969, ndeshja finale mes El Salvador dhe Honduras përfshiu ngjarje të rënda nga vetëvrasja e tifozëve deri tek sherret e rrugës që përfunduan në një luftë të vërtetë mes dy shteteve dhe shpalljes së gjendjes emergjente.

Ky event u shënua në histori si ‘Lufta e Futbollit’ e njohur gjithashtu me emrin “Lufta e 100 orëve’ dhe sot e kësaj dite njihet si një nga ngjarjet më rrëqethëse dhe të çuditshme në botë.

Të paktën 3,000 civilë dhe ushtarë u vranë në këtë luftë mes dy shteteve.

Foto nga lufta mes El Salvador – Honduras / 14-18 Korrik 1970

Pas fitores së El Salvador 3-0, nisën trazira të cilat sipas një deklarate të qeverisë së El Salvador përfunduan në dëbimin e mbi 11,700 salvadorianëve nga Hondurasi.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se Hondurasi nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të ndaluar “vrasjet, përdhunimet dhe dëbimet masive të salvadorianëve nga Hondurasi’ gjë që rezultoi në një operacion ushtarak të El Salvadorit kundër Hondurasit që përfundoi brenda 4 ditëve.

8 – Ultras Sparta Praha Republikë Çeke

Klubi i AC Sparta në Pragë, thuhet të jetë më problematiku në Europën Lindore. Anëtarët e këtij grupi komunikojnë me anë të Facebook për të shpallur eventet dhe organizimet e tyre dhe njihen për problemet e ndryshme me autoritetin dhe deklaratat raciste.

9 – River Plate – Argjentinë

I bazuar në Buenos Aires, ky klub argjentinas njihet për fansat problematik. Në disa raste, janë raportuar incidente edhe mes anëtarëve të të njëjtit klub ku në vitin 2007, një sherr që përfshiu përdorimin e thikave dhe armëve nisi vetëm si pasojë e një debati për vendet e uljes në stadium.

10 – Millwall F.C. – Angli

Klubi londinez njihet prej dekadash të tëra tashmë për sulmet e dhunshme që përfshijnë banda prej të paktën 200-250 vetash njëherazi.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Ukraina i kërkon llogari Turqisë për anijen ruse

Ministria e Jashtme ukrainase tha të enjten se anija ruse e ngarkuar me grurë ukrainas është lejuar që të largohet nga porti turk, Karasu. Ukraina...

Lajçak: Jemi duke përgatitur një takim mes Vuçiçit dhe Kurtit në korrik

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd u bë me idenë që...

TË FUNDIT

Ukraina i kërkon llogari Turqisë për anijen ruse

Ministria e Jashtme ukrainase tha të enjten se anija ruse e ngarkuar me grurë ukrainas është lejuar që të largohet nga porti turk, Karasu. Ukraina...

Lajçak: Jemi duke përgatitur një takim mes Vuçiçit dhe Kurtit në korrik

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd u bë me idenë që...

Edhe 10 ditë bojkot për masat e sigurisë, avokatët kërkojnë protestë para KLGJ

Dhoma Kombëtare e Avokatisë (DHKA) ka vendosur këtë të mërkurë, zgjatjen e bojkotit për seancave e masave të sigurisë edhe për 10 ditë të...

Kurti: Po ecim me hapa të sigurt për realizimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se po ecin me hapa të sigurt drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. “Mbrëmë në mbledhjen e 87-të të...