Emiratet e Bashkuara Arabe, Çekia dhe Sllovenia janë shtetet më të reja ku janë identifikuar raste të reja me linë e majmunit.
Personi i infektuar nga Emiratet Arabe kishte vizituar Afrikën kohëve të fundit, nga mund të ketë marrë virusin.
Këto 3 vende do i bashkohen listës së 18 shteteve ku lija e majmunëve është përhapur me shpejtësi kohëve të fundit.
Ky numër pritet të rritet edhe më tej, por ekspertët thonë se rreziku i përgjithshëm për popullatën mbetet i ulët.
Virusi është gjetur në disa shtete evropiane, në Australi, Amerikë dhe Kanada po ashtu.
Simptomat më të zakonshme janë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, lodhje, krruarje dhe skuqje e lëkurës. Deri tani janë 237 raste të konfirmuara jashtë Afrikës.