Dy mësuese në Teksas sakrifikuan jetën për të shpëtuar fëmijët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Na pret një vit i mrekullueshëm!”

Kjo fjali kaq e thjeshtë dhe kaq e ëmbël e shkruar nga mësuesja e klasës së katërt, Eva Mireles nuk ka më kuptim.

Të enjten, ditën e fundit të shkollës, ajo dhe mësuesja tjetër Irma Garcia duhet të përshëndeteshin me klasën e tyre të përbashkët në Robb Elementary në Teksas dhe të përgatiteshin për pushimet verore.

Në vend të kësaj, familjet e tyre po ju bëjnë funeralin e dy kolegeve që u qëlluan për vdekje në po të njëjtin vend ku humbën jetën dhe 19 nga vogëlushët që ju jepnin mësim.

Në ditët që pas sulmit të së martës, trimëria Garcias dhe Mireles është vlerësuar pasi ato janë parë duke mbrojtur nxënësit e tyre nga plumbat.

Garcia u gjet nga oficerët “duke përqafuar fëmijët deri në frymën e fundit”, tha nipi i saj John Martinez për New York Times.

“Ajo sakrifikoi veten duke mbrojtur fëmijët në klasën e saj. Ajo ishte një heroinë,” – u shpreh ai.

Ndërkohë Maggie, motra e Mireles shkroi se “Eva është me të vërtetë përkufizimi i një heroine. Ajo la mënjanë frikën e saj për të mbrojtur nxënësit atë ditë.”

Është e ligjshme të blesh një armë në moshën 18 vjeç në Teksas, dhe sipas mediave amerikane, sulmuesi bleu të tijën, dy pushkë gjysmë automatike të stilit AR-15 dhe 375 fishekë, javën e kaluar, një ditë pas ditëlindjes së tij.

“Jam e tmerruar. Pushkët nuk duhet të jenë lehtësisht të disponueshme për të gjithë,” – tha tezja e Eva Mireles, Lydia Martinez Delgado në një deklaratë.

Të paktën 185 fëmijë, edukatorë dhe njerëz të tjerë janë vrarë në sulmet në shkollat ​​amerikane që nga masakra e vitit 1999 në Columbine High, sipas të dhënave nga Washington Post.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kovaçevski: Deputetët do vendosin në Kuvend në lidhje me propozimin francez

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi se deputetët do të vendosin në Kuvend në lidhje me pranimin e propozimit francez, çka do...

Michel: Nëse RMV-ja pranon propozimin francez, hapen negociatat

Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, Konferenca e Parë Ndër Qeveritare do të mbahet në ditët në...

Ylli i basketbollit amerikan e arrestuar në Rusi i kërkon ndihmë Bidenit

Brittney Griner, superylli amerikan i basketbollit, i ka shkruar presidentit amerikan Joe Biden duke iu lutur për ndihmë. Griner është arrestuar në Rusi prej më...

TË FUNDIT

Telekomi i Kosovës humbi rreth 11 mln euro nga keqmenaxhimi

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka theksuar të martën se nga auditimi i kryer në Telekomin e Kosovës, ka rezultuar se ka...

Separatistët pro rusë thonë se Ukraina ka bombarduar Donetskun

Forcat ukrainase bombarduan qytetin e Donetskut në Donbas të martën, tha përfaqësuesi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), sipas agjencisë shtetërore ruse...