Kisha e Ukrainës shpall pavarësinë nga Rusia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kisha Ortodokse e Ukrainës ka shpallur ‘autonominë dhe pavarësinë e plotë’ nga Patriarkana e Moskës (UOC-MP), duke dënuar qëndrimin që liderët fetarë rusë kanë mbajtur ndaj luftës në Ukrainë, raporton BBC.

“Ne nuk pajtohemi me qëndrimin e Patriarkut Kirill të Moskës”, tha UOC-MP në një deklaratë pas një takimi të këshillit në Kiev, duke iu referuar kreut të Kishës Ortodokse Ruse (ROC).

Kirill ka shprehur hapur mbështetjen për pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, i nisur më 24 shkurt.

Kjo është përçarja e dytë në Ukrainë në vitet e fundit, me një pjesë të Kishës Ortodokse të Ukrainës që u shkëput nga Moska në vitin 2019.

Kishës Ortodokse të Ukrainës (OCU) iu dha më pas një shkallë pavarësie nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës.

Bisedimet për bashkimin e ortodoksisë ukrainase midis UOC-MP dhe OCU nuk kanë sjellë deri tani asnjë përparim.

Ukraina është jashtëzakonisht domethënëse për ROC, me shumë famulli dhe disa nga manastiret e saj më të rëndësishme të vendosura atje.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kovaçevski: Deputetët do vendosin në Kuvend në lidhje me propozimin francez

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi se deputetët do të vendosin në Kuvend në lidhje me pranimin e propozimit francez, çka do...

Michel: Nëse RMV-ja pranon propozimin francez, hapen negociatat

Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, Konferenca e Parë Ndër Qeveritare do të mbahet në ditët në...

Ylli i basketbollit amerikan e arrestuar në Rusi i kërkon ndihmë Bidenit

Brittney Griner, superylli amerikan i basketbollit, i ka shkruar presidentit amerikan Joe Biden duke iu lutur për ndihmë. Griner është arrestuar në Rusi prej më...

TË FUNDIT

Telekomi i Kosovës humbi rreth 11 mln euro nga keqmenaxhimi

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka theksuar të martën se nga auditimi i kryer në Telekomin e Kosovës, ka rezultuar se ka...

Separatistët pro rusë thonë se Ukraina ka bombarduar Donetskun

Forcat ukrainase bombarduan qytetin e Donetskut në Donbas të martën, tha përfaqësuesi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), sipas agjencisë shtetërore ruse...