Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski është kthyer në simbolin e një vendi, një emër që e njohin në të gjithë botën.
“Për momentin ai është simbol jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën, simbol i luftës kundër një agresori. Ne jo vetëm shpresojmë, ne besojmë se çdo gjë do të shkojë mirë”, tha një qytetar ukrainas.
Dikur ishte aktor dhe u bë i famshëm si i tillë. Ndërsa disa të tjerë e kujtojnë atë edhe kur ishte i vogël.
“Sigurisht që e njoh, ai luante futboll me djalin tim, është një tip i këndshëm, personalisht nuk e njoh, por më tregonte djali. Mbi të gjitha është i guximshëm dhe i thjeshtë. Nuk duket se është i korruptuar, të paktën kështu duket, Zoti e bekoftë”, tha një grua ukrainase, Liudmila.
“Njeri shumë i mirë, i ndërgjegjshëm. Ne i besojmë, jemi krenar për të, ai bashkoi të gjithë botën. Besoj se gjithçka do të shkoj mirë për ne”, tregoi një grua ukrainase.
Kur Rusia pushtoi Ukrainën, Zelensky publikisht tha se nuk do të largohet nga vendi. Ai donte të mbronte atdheun, dhe prej asaj kohe ai i ka kërkuar botës ndihmë ushtarake dhe financiare, ku disa prej tyre besojnë se ai po ndihmon në transformimin e proceseve.
“Për shkak të agresionit rus, luftës ne vlerësojmë se ligjet ndërkombëtare nuk funksionojnë, balanca e pushteteve nuk funksionon. Organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara nuk funksionojnë, nuk mund ta ndalojnë agresionin. Ndaj duhet të ndërtojmë një sistem të ri të raporteve ndërkombëtare dhe Volodimir Zelensky është ai, i cili mund t’i ndërtojë këtë marrëdhënie”, tha analisti politik, Sergei Bykov.
Teksa vendi i tij lufton me ushtrinë e pestë më të madhe në botë, Zelensky është tashmë pjesë e fitores së Ukrainës, duke vijuar të rrëmbejë vëmendjen botërore.
LEXONI GJITHASHTU: