Raste të reja në Finlandë e Spanjë me linë e majmunit, thellohen studimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Finlanda ka raportuar rastin e parë të lisë së majmunit, duke hyrë në listën e gjatë të vendeve evropiane me raste të konfirmuara. Sipas autoriteteve vendase, pacienti po kurohet në shtëpinë e tij dhe është në gjendje të mirë.

Ndërkohë, mbi 80 raste janë konfirmuar në Spanjë. Në fokus ka qenë një sallë saune në Madrid e frekuentuar nga komuniteti homoseksual, që përbëjnë pjesën dërrmuese të pacientëve. Ndërkohë, frika për stigmatizimin e sëmundjes është i pranishëm.

 “Ka pak ekzagjerim dhe shumë stigmatizim. Mendoj se komentet se sëmundja qarkullon vetëm në komunitetin homoseksual është e pavend,” – u shpreh Hugo Texeira, trajner palestre në Madrid.

Ndërkaq, komuniteti shkencor insiston se nuk është një sëmundje seksuale. Specialisti italian Andrea Antinori thellohet mbi subjektin.

 “Transmetimi i sëmundjes ndodh nga kontakti i afërt. Marrëdhënia seksuale mund të konsiderohet e tillë, por nuk është i vetmi kontakt i afërt. Unë nuk do ta identifikoja këtë sëmundje si seksualisht të transmetueshme dhe mbi të gjitha nuk do ta identifikoja tek komunitetet homoseksuale. Personalisht mendoj se është çështje përgjegjësie që subjekti të mos stigmatizohet,” – deklaroi ai.

Doktor Antinori shton se kjo sëmundje duhet ende të kuptohet, pasi po përballemi me një valë të re që është ndryshe nga lija e njohur historikisht.

OBSH deklaron se në mbarë botën janë rreth 200 raste të konfirmuara, shifër që mund të jetë maja e ajsbergut. Edhe në këto kushte, ajo nuk rekomandon vaksinimin në masë si një zgjidhje.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Franca riatdheson 51 gra dhe fëmijë nga kampet në Siri

Franca riatdhesoi 51 shtetas nga Siria të martën, duke përfshirë disa fëmijë jetimë që kishin qenë në paraburgim në verilindje të vendit për tre...

Kërkohet hapja e plazheve 100% publike, nis mbledhja e firmave

Çadra e plazhit këtë herë u hap përballë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në shenjë reagimi për hapësirat e pakta të plazheve publike. Pjesëtar të...

SHELL zbulon naftë dhe gaz, Rama: Përfitojmë ne dhe Europa

Kompania holandeze Shell ka zbuluar sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi në nëntokën shqiptare. Shell Albania është vendosur prej 8 vjetësh në Shqipëri dhe është...

TË FUNDIT

70 vjeç në timon, Partia Socialiste propozon ndryshime në Kodin Rrugor

Personat deri në moshën 70-vjeçare mund të drejtojnë autobusë, kamion dhe çdo mjet tjetër për transport njerëzish dhe mallrash. Grupi parlamentar socialist ka depozituar në...

Edhe në Kiev bëhet plazh, ukrainasit përpiqen të kapin ritmin

Kievi ka rënë në qetësi dhe për momentin nuk është duke përjetuar sulmet të cilat janë përqendruar në rajonet lindore të Ukrainës. Në këto...