Zgjerimi i NATO-s mision i pamundur, dështojnë përpjekjet për bindjen e Turqisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bindja e Turqisë që të heqë veton ndaj integrimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Ka qenë ky qëllimi i vizitës së ministrave të Jashtëm të Polonisë dhe Rumanisë në Stamboll, ku zhvilluan bisedime me homologun e tyre turk Mevlut Çavushollu. Por ky i fundit duket se nuk bëri lëshime.

“Duhet t’i themi gjërat hapur; një qasje e tillë, se me kalimin e kohës mund ta bindim Turqinë pasi jemi miq dhe jemi në të njëjtën aleancë, nuk do të funksionojë. Finlanda dhe Suedia duhet të ndërmarrin hapa konkretë. Pritshmëritë tona nuk janë të pamundura. Ato duhet të mos mbështesin terrorizmin”, thotë Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë.

Përballë pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia kanë lënë pas dekada të tëra neutralitet dhe kanë aplikuar për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut 2 javë më parë.

Pavarësisht entuziazmit që nisma shkaktoi mes vendeve anëtare, Turqia i kundërshton këto dy vende pasi mbështesin aktivistët e organizatave kurde që Ankaraja i konsideron “terroriste” dhe kërkon një ndryshim radikal të politikave të tyre.

Edhe pse politikanët dhe qytetarët në dy vendet nordike e mbështesin gjerësisht anëtarësimin në NATO, disa prej tyre pyesin veten nëse do t’u duhet të sakrifikojnë shumë për ta arritur këtë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Lista e qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2022

Raporti i Indeksit Global të Jetueshmërisë publikohet çdo vit nga The Economist Intelligence Unit. Dhe për herë të tretë në 5 vitet e fundit, Viena...

‘Paratë e BE për inceneratorët’, AZHBR mohon: Sulme politike, fondet monitorohen

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural mohon akuzat se fondet e Bashkimit Europian janë shpërdoruar. Ajo thotë se të gjitha paratë që vijnë nga...

Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, arrestohet 55-vjeçari nga Vlora

Policia e Vlorë ka arrestuar një 55-vjeçar pasi tërhoqi zvarrë me makinë një qen. Policia sqaron se pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve të...

TË FUNDIT

‘Nxorën Elvana Gjatën në vendin tim’, Shemi: Nuk dinte as tekstin

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’ u shpreh i indinjuar për incidentin e ndodhur në ‘Sunny Hill’, ku ai nuk u...

Vajza e Fidel Castros mbështet James Franco-n për të luajtur rolin e babait të saj

Alina Fernandez, vajza e ish-diktatorit kuban që vdiq në vitin 2016, ka thënë për median amerikane Deadline se e mbështet aktorin James Franko, në...

Sondazh