Austin: SHBA-ja do përpiqet që të shmangë një konflikt midis Kinës dhe Tajvanit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u shpreh se SHBA-ja do të bëjë pjesën e saj, për të menaxhuar tensionet me Kinën dhe për të shmangur një konflikt të mundshëm të saj me Tajvanin.

Sipas tij, Kina po bëhet gjithnjë e më agresive në Azi, sidomos në zonën përreth Tajvanit, shkruan Reuters.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit, me dy ekonomitë më të mëdha të botës të cilat janë përplasur për disa çështje, si Tajvani dhe aktiviteti ushtarak i Pekinit në Detin e Kinës jugore.

Gjatë një takimi që Austin pati me ministrin e Mbrojtjes së Kinës Wei Fenghe të premten, të dy zyrtarët thanë se duan një marrëdhënie më të mirë midis dy vendeve edhe pse nuk kishte ndonjë shenjë për ndonjë përparim të mundshëm.

Austin tha se politika e SHBA-së për Tajvanin ishte të qëndronte kundër çdo ndryshimi të njëanshëm të status quo-së.

“Politika jonë nuk ka ndryshuar. Ne do të bëjmë pjesën tonë për të menaxhuar këto tensione me përgjegjësi, për të parandaluar konfliktin dhe për të ndjekur paqen dhe prosperitetin.”

Javë më parë, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme për të ndërhynin ushtarakisht në rast se Kina do të pushtonte Tajvanin.

Pekini e konsideron Tajvanin e vet-qeverisur si një provincë të shkëputur.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Masakra në Tajlandë, kush është 34-vjeçari që vrau 36 persona 

Sulmi në Tajlandë ku mbetën të vrarë 36 persona mes tyre 23 fëmijë ka tronditur botën. Mediat e huaja, bëjnë me dije se autori i...

Alqi Bllako lirohet nga qelia, SPAK: Do ankimojmë vendimin

SPAK deklaroi se është kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për zëvendësimin e masës së sigurisë, nga "arrest me burg" në "arrest...

PES ‘refuzon’ Metën? Braimllari: Nuk kemi bërë kërkesë për të marrë pjesë në Kongres

Sekretari Organzativ në Partinë e Lirisë, Endrit Braimllari thotë se lajmi që qarkulloi në media, për faktin se kreut të kësaj force politike Ilir...

TË FUNDIT

Shkon në 36 numri i viktimave nga sulmi në Tajlandë, mes tyre 23 fëmijë

Të paktën 36 persona kanë vdekur, mes tyre 23 fëmijë, në masakrën në një qendër të kujdesit për fëmijët në verilindje të Tajlandës. Sulmuesi i...

FOTO | Metës i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e PES-it? E-maili që qarkulloi

Mesditën e së enjtes qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin që...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?