Notarja thyen dy rekorde botërore, kalon ujërat më të rrezikshëm në botë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Notarja kiliane Barbara Hernandez është vlerësuar me dy rekorde botërore pasi notoi në ujra të akullta në shkurt.

E njohur si “sirena e akullit”, Barbara notoi një milje detare (1,852 metra) përmes kalimit Drake, një zonë midis Oqeanit Paqësor dhe Atlantikut në Cabo de Hornos në Kilin jugor.

Më 14 qershor, ajo më në fund mori çmimin e saj nga Rekordet Botërore Guinness për përfundimin e ‘notit më të shpejtë në Drake Passage’ në vetëm 15 minuta e tre sekonda.

Shoqata Botërore e Notit në Ujë të Hapur gjithashtu e kurorëzoi atë si personin e parë që notoi ndonjëherë tre milje detare (5500 metra) midis të dy oqeaneve. Ajo e përfundoi distancën totale në 55 minuta e 17 sekonda.

Kush është “sirena e akullit”?

Barbara Hernandez është një psikologe dhe notare 36-vjeçare.

Ajo u zgjodh si gruaja e vitit 2021 nga Shoqata Botërore e Notit në Ujë të Hapur. Barbara ka përfunduar sfidat e notit dhe ka fituar medalje në ngjarje në të gjithë botën, e specializuar në notin në ujëra të akullta, pra midis temperaturave 0-5°C.

Gjatë notit të saj të fundit, Barbara u monitorua nga afër nga Marina Kiliane. Ajo nuk u lejua të merrte ndihmë, të ndalonte për të pushuar apo edhe të vishte një kostum neopreni.

Temperatura e ujit ishte rreth 8.3°C atë ditë. Për ta vënë në perspektivë, këshilla e përgjithshme për notim të zgjatur në ato lloje temperaturash është të vishet një kostume dimërore, rreth 4-5 mm të trasha. Barbara kishte veshur vetëm një palë rroba banje.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

A duhet një urdhër për inxhinierët, debat në komision për projektligjin e ri

A duhet apo jo një Urdhër profesional për Inxhinierët? Kjo pyetje ka hapur debate pas kundërshtimeve të projektligjit që ka nisur të shqyrtohet në...

Senatorja amerikane trazon ujërat me videon duke kërcyer ‘twerk’

Senatorja amerikane Tiara Mack ka shkaktuar reagime të shumta pas postimit të një videoje që tregon 28-vjeçaren duke bërë një kërcim provokativ të njohur...

PE-ja miraton rezolutën për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Këtë të mërkurë, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”. Për herë...

TË FUNDIT

Von der Leyen: BE të bëjë plane emergjente për ndërprerjen e plotë të gazit rus

Bashkimi Evropian duhet të bëjë plante emergjente për të ndërprerë plotësisht furnizimet me gazin rus. Kështu deklaroi këtë të mërkurë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula...

Igli Tare drejt largimit nga Lacio

Igli Tare dhe ekipi italian i Lacios mund të ndajnë rrugët e tyre, një vit para përfundimit të kontratës së shqiptarët. Sipas "La Gazzetta dello...