Fituesi i Nobelit shet medaljen 103 mln $, fitimet për fëmijët ukrainas

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fituesi i Nobelit shet medaljen 103 mln $ në ankand, fitimet për fëmijët ukrainas

Fituesi i çmimit Nobel për Paqen, gazetari rus Dmitry Muratov shiti në ankand medaljen e tij për të grumbulluar të ardhura për fëmijët ukrainas. Medalja e artë u shit në Nju Jork për 103.5 milionë dollarë. Shifra e lartë habiti vetë gazetarin.

“Në gazetë po ndiheshim të pafuqishëm për të ndihmuar, pasi lufta kishte filluar, njerëzit po vdisnin dhe vendi im është i përfshirë në gjithë këtë. Nuk dinim çfarë të bënim dhe ndjesia e të qenët i pafuqishëm për të ndihmuar, që e kemi pasur që prej 24 shkurtit, është përjetuar nga shumë njerëz”, tha Dmitry Muratov, fitues i çmimit Nobel për Paqen.

Muratov e fitoi medaljen e artë në tetor të 2021-shit për punën e bërë në redaksinë e gazetës së pavarur ruse “Novaya Gazeta”, e cila është mbyllur nga Kremlini pasi nuk ndiqte linjën editoriale të tij. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për fëmijët ukrainas.

Më parë, medalja më e paguar e çmimit Nobel ishte në 2014-n, kur zbuluesi i strukturës së ADN-së, James Watson e shiti atë për 4.7 milionë dollarë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Rama: Putin po përdor mungesën e ushqimit si armë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin po përdor mungesën e ushqimit si një armë vdekjeprurëse. Deklaratën, Rama e dha për gazetën holandeze...

Denoncimet e Kryemadhit për inceneratorët, Ibrahimaj: Asnjë nuk është e re

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është shprehur se deklarata e Monika Kryemadhit për inceneratorët nuk kanë asnjë të re dhe vijnë pikërisht...

Serbia nuk mund të heqë dorë shpejt nga gazi rus, thotë Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Serbia nuk mund të heqë dorë në mënyrë të shpejtë nga varësia e saj ndaj gazit rus. Deklaratën, Rama e...

TË FUNDIT

A duhet një urdhër për inxhinierët, debat në komision për projektligjin e ri

A duhet apo jo një Urdhër Profesional për Inxhinierët? Kjo pyetje ka hapur debate pas kundërshtimeve të projektligjit që ka nisur të shqyrtohet në...