Gjeorgjianët pro BE-së, mijëra qytetarë mblidhen para parlamentit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me mijëra gjeorgjianë u mblodhën para parlamentit për të shprehur dëshirën dhe gatishmërinë  e tyre për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Në fund të javës, Gjeorgjia pret vendimin final nga Këshilli Evropian dhe qytetarët vendosën të shprehin përkushtimin e tyre ndaj vlerave perëndimore.

“Rruga jonë evropiane është e rëndësishme për të gjitha brezat e Gjeorgjisë. Kërkesa jonë më e madhe është të mos e lëmë vendin përballë me Rusinë. Ne u bëjmë thirrje vendeve evropiane që të mos bëjnë të njëjtin gabim si në vitin 2008 gjatë samitit të NATO-s, kur Gjeorgjia dhe Ukraina nuk mundën të merrnin Planin e Veprimit të Anëtarësimit në Aleancë. Kjo çoi drejtpërdrejt ose tërthorazi në luftën që Rusia filloi në Gjeorgji në vitin 2008 dhe më pas kundër Ukrainës në 2014 dhe 2022″, tha ekspertja e politikës, Khatuna Lagazidze.

“Evropa nuk është gjë tjetër veçse e kaluara jonë historike. Paraardhësit tanë u sakrifikuan për të bërë që vendi të jetojë me dinjitet. Ata vdiqën për lirinë e vendit dhe  bashkëqytetarëve tanë. Ne jemi  këtu që brezi i ri të ketë një jetë dinjitoze dhe të lumtur. Për të pasur një edukim të duhur dhe për të përfituar sa më shumë nga jeta. Evropa është barazi dhe ku ka barazi, ka edhe lumturi”, theksoi ekspertja e medias, Nino Danelia.

Anëtarët e Parlamentit Evropian dhe ushtarët gjeorgjianë që luftojnë në Ukrainë iu drejtuan popullit gjeorgjian gjatë marshimit. Demonstratës i janë bashkuar edhe studentët nga universitetet gjeorgjiane. Ata thonë se e ardhmja evropiane e Gjeorgjisë është në rrezik.

“Sot është një ditë e rëndësishme sepse, pavarësisht pikëpamjeve tona politike, ne jemi të bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët. Mendoj se ky është një hap tjetër drejt suksesit dhe besojmë se do të sjellë një të ardhme më të mirë për ne”, u shpreh studentja Saba Meupishvili.

Demonstruesit marshuan në Sheshin e Evropës, ku u mbajt pjesa përfundimtare e marshimit. Kanë mbetur edhe pak ditë që Këshilli Evropian të shpallë vendimin për statusin e  vendit kandidat të Gjeorgjisë.

“Qytetarët i kërkuan qeverisë gjeorgjiane të ndërmarrë hapa efikase për ta afruar Gjeorgjinë më pranë vlerave evropiane. Ata besojnë se mos të qenurit  në familjen evropiane do ta lërë vendin vetëm përballë  Rusisë. Qytetarët u kanë bërë thirrje vendeve evropiane që të mos e lënë Gjeorgjinë në izolim. Sipas sondazheve të organizuara nga organizatat ndërkombëtare, rreth 80% e gjeorgjianëve mbështesin integrimin e vendit në familjen evropiane”, raportoi gazetarja e Euronews, Mariam Kukhilava.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

PS kërkon të kalojë në Kuvend anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Partia Socialiste ka depozituar në kuvend kërkesën për të kaluar nesër në seancë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Pasi u miratua në samitin...

Fyerjet ndaj UÇK, opozita në Kosovë protestë për dorëheqjen e ministrit

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) kërkon dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët...

Gjendet i pajetë 85-vjeçari në Divjakë, dyshohet se u mbyt nga djali

Mesditën e sotme është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Remas në Divjakë 85-vjeçarin Dhimiter Stase. Dyshohet se djali i 85-vjeçarit,...

TË FUNDIT

Qeveria pranon mashtrimin me TVSH, Ibrahimaj: Të përfshirë edhe ‘inceneratorët’

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka pranuar se skemat e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar të denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim...

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

Këtë të mërkurë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbana Lluri duke rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë të...