Në lumin Mekong të Kamboxhias, fshatarët kanë kapur peshkun më të madh në botë të ujërave të ëmbla i cili peshon 300 kilogramë.
Peshku quhet Boramy, që do të thotë “hëna e plotë” në gjuhën Kmere, për shkak të formës së saj bulboze.
Peshku femër prej katër metrash u lëshua përsëri në lumë për të lejuar shkencëtarët të monitoronin lëvizjen dhe sjelljen e saj, raporton CNN.
“Ky është një lajm shumë emocionues sepse ishte peshku më i madh i ujërave të ëmbla në botë. Është gjithashtu një lajm emocionues sepse do të thotë se kjo zonë e Mekong është ende e shëndetshme. Është një shenjë shprese që këta peshq të mëdhenj ende jetojnë këtu”, tha biologu Zeb Hogan, ish-prezantues i emisionit “Monster Fish” në National Geographic Channel.
Peshku Boramy u kap javën e kaluar jashtë Koh Preah, një ishull përgjatë shtrirjes veriore kamboxhiane të lumit në Azinë lindore.
LEXONI GJITHASHTU