Ligji për armët në SHBA, senatorët bien dakord për ndryshimet e reja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për herë të parë në 30 vite, senati amerikan ka rënë dakord mbi një projektligj të ri mbi kontrollin e armëve.

Pas raportimeve se marrëveshja po përballej me disa diskutime, grupi prej dhjetë demokratësh dhe dhjetë republikanësh kanë finalizuar tekstin e projektligjit të quajtur Akti Bipartizan për Komunitete të Sigurta.

Masat përfshijnë kontrolle më të rrepta për personat mbi 21 vjeç që blejnë armë, shitësit duhet të bëjnë kërkime mbi jetën e tyre.

Projektligji kërkon fonde për të inkurajuar shtetet të zbatojnë ligjet për të hequr armët e zjarrit nga njerëzit që konsiderohen  kërcënim.

Akti i ri përfshin 15 miliardë dollarë për programet e shëndetit mendor dhe përmirësimet e sigurisë së shkollave.

Projektligji do të duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët përpara se të shkojë në tryezën e Presidentit Joe Biden.

Legjislacioni i fundit i rëndësishëm për kontrollin e armëve u miratua në 1994, duke ndaluar prodhimin për përdorim civil të pushkëve, por përfundoi një dekadë më vonë.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

A duhet një urdhër për inxhinierët, debat në komision për projektligjin e ri

A duhet apo jo një Urdhër Profesional për Inxhinierët? Kjo pyetje ka hapur debate pas kundërshtimeve të projektligjit që ka nisur të shqyrtohet në...

Senatorja amerikane trazon ujërat me videon duke kërcyer ‘twerk’

Senatorja amerikane Tiara Mack ka shkaktuar reagime të shumta pas postimit të një videoje që tregon 28-vjeçaren duke bërë një kërcim provokativ të njohur...

TË FUNDIT

PE-ja miraton rezolutën për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Këtë të mërkurë, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”. Për herë...

Von der Leyen: BE të bëjë plane emergjente për ndërprerjen e plotë të gazit rus

Bashkimi Evropian duhet të bëjë plante emergjente për të ndërprerë plotësisht furnizimet me gazin rus. Kështu deklaroi këtë të mërkurë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula...