Pastroi 4 mld euro përmes bankës, dënohet lituanezja që bashkëpunonte me rusët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një grua lituaneze është burgosur në Danimarkë për një skandal ndërkombëtar të pastrimit të parave që përfshin Bankën Daneze.

49-vjeçarja ka pranuar se ka përdorur degën estoneze të bankës daneze për të pastruar  pothuajse 4 miliardë euro. Ajo u dënua me katër vjet e një muaj burg nga Gjykata e Kopenhagës të enjten.

Gruaja mori gjithashtu një dënim shtesë prej tre vjet e njëmbëdhjetë muaj për një rast tjetër të pastrimit të parave që përfshin 19 milionë euro. Ajo do të dëbohet përgjithmonë nga Danimarka pas vuajtjes së dënimit total prej tetë vjetësh, sipas një deklarate të policisë.

Pastrimi i parave:

Sipas agjencisë së lajmeve Ritzau, gruaja e cila kishte jetuar në Danimarkë që nga viti 2001, ka pastruar para nga viti 2008 deri në vitin 2016 përmes ortakërive që kishin llogari në ish-degën estoneze të Bankës Daneze.

Ajo raportohet gjithashtu se ka ndihmuar biznesmenët rusë dhe baltikë të fshehin origjinën e pasurive të tyre.

Banka Daneze, më e madhja e Danimarkës, po hetohet veçmas nga autoritetet në disa vende për rolin e saj në pastrimin e më shumë se 200 miliardë eurove në transaksione të dyshimta përmes së njëjtës degë në Estoni.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

‘Kurti-Vuçiç do mbajnë përgjegjësi’, BE i kërkon Kosovës e Serbisë të ulin tonet

Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që t’i japin fund menjëherë retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. BE-ja ka shprehur...

2 anije ukrainase drejt Turqisë me 14 mijë tonë drithëra

Ministria e Infrastrukturës në Ukrainë njoftoi se në 24 orët e fundit një anije tjetër me drithëra, e cila mban flamurin e ishujve Barbados,...

Vajzat që sfidojnë talebanët, si arsimohen të rejat afgane përballë guerilasve

Nafesa ka zbuluar një vend të mirë për të fshehur librat e shkollës nga sytë mbikëqyrës të vëllait të saj taleban: kuzhinën, ku burrat...

TË FUNDIT

Fenomeni i pazakontë natyror në Halkidiki shtang banorët

Një fenomen mbresëlënës natyror ka ndodhur mëngjesin e së dielës në ishullin Halkidiki, në Greqi, kur për shkak të kushteve të këqija atmosferike, mbi...

Jazexhi: Rushdie e përdori provokimin ndaj botës islame për t’u promovuar

Gazetari Olsi Jazenxhi tha se sulmi ndaj shkrimtarit Salman Ruzhdie nga një i ri mysliman në Nju Jork është rrjedhojë e urrejtjes së të...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?