Dhjetra republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një konferencë shtypi të premten për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë që eliminon të drejtën kushtetuese për një abort.
Me deputetet gra në ballë të skenës, ato përshëndetën vendimin.
“Vendimi i sotëm historik i Gjykatës së Lartë është një fitore për shenjtërinë e jetës. Do të shpëtojë fëmijë të panumërt të pafajshëm. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve janë jashtëzakonisht mirënjohës për përpjekjet e palodhura të lëvizjes pro-jetës për dekadam” – thuhej në deklaratë.
Përfaqësuesi Chris Smith, një nga zërat kryesorë kundër abortit e quajti këtë vendim një “mundësi krejt të re për të mbrojtur më të dobëtit dhe më të cenuarit nga dhuna e abortit”.