Dy persona humbën jetën pasi një makinë ra nga kati i tretë i një ndërtese ku ishte parkuar.
Ngjarja ndodhi në Shangai, në ndërtesën ku reklamohen makinat elektrike NIO. Një punonjës i kësaj kompanie dhe nga një kompani partnere vdiqën.
Të dy ishin brenda mjetit të testimit, i cili u përplas të mërkurën pasdite në Parkun e Inovacionit të Shangait, tha kompania, selia e të cilës është brenda parkut industrial.
Në deklaratë thuhej se “sipas analizës mund të konfirmojmë paraprakisht se është një aksident (jo për arsye të lidhura me automjetin)”.
Nio tha gjithashtu se po bashkëpunon me një hetim policor për shkakun e aksidentit. Kompania nuk i është përgjigjur një kërkese për koment shtesë nga CNN Business.
LEXONI GJITHASHTU: