Nëse Rusia do të arrijë pushtimin e Ukrainës, kjo do të shkaktonte pasoja katastrofike për të gjithë botën.
Ishte ky paralajmërimi i bërë nga kryeministri britanik, Boris Johnson të dielën në një intervistë për CNN.
Johnson u kërkoi amerikanëve, britanikëve dhe vendeve të tjera perëndimore që të ruajnë vendosmërinë në ndëshkimin e Moskës, pavarësisht efektit që ka pasur lufta në çmimet globale të naftës.
“Unë thjesht do t’u thosha njerëzve në Shtetet e Bashkuara se kjo është diçka që Amerika historikisht e bën dhe duhet të bëjë, dhe kjo është të përparojë për paqen, lirinë dhe demokracinë. Nëse e lëmë Putinin të pushtojë pjesë të konsiderueshme të një vendi të lirë, të pavarur, sovran, gjë që ai është gati të bëjë atëherë pasojat për botën janë absolutisht katastrofike”, tha Johnson.
Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, pritet t’u drejtohet me një fjalim liderëve të G7-s, ku do të kërkojë dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë.
Kievi dhe qytete të tjera të Ukrainës kanë pësuar bombardime të shumta nga forcat ruse në fundjavë, duke vrarë të paktën një person.
LEXONI GJITHASHTU