Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se Moska është e gatshme për dialog mbi stabilitetin strategjik dhe mospërhapjen bërthamore.
Deklaratë, Putin e dha këtë të enjte gjatë fjalimit të tij në një forum ligjor në Shën Petersburg, shkruan Reuters.
“Rusia është e hapur për dialog për sigurimin e stabilitetit strategjik, ruajtjen e regjimeve të mospërhapjes për armët e shkatërrimit në masë dhe përmirësimin e situatës në fushën e kontrollit të armëve”, tha Putin.
Ai shtoi se përpjekjet e përbashkëta në lidhje me këto çështje do të jenë të vështira, për të parandaluar një luftë si ajo që po ndodh aktualisht në Donbas.
Pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës, si Moska ashtu edhe Uashingtoni kanë theksuar rëndësinë e mbajtjes së komunikimit për çështjen e armëve bërthamore.
LEXONI GJITHASHTU