Biden: Mbështetje ndaj grave që ndryshojnë shtet për të kryer abordin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria federale amerikane do t’i mbrojë gratë që udhëtojnë për abort. Lajmin e bëri të ditur presidenti Joe Biden gjatë një takimi virtual me guvernatorët demokratë.

Reagimi i tij erdhi pas vendimit të Gjykatës Supreme për të zhbërë ligjin e mëparshëm që i lejonte çdo shteti të vendoste nëse praktika shëndetësore mund të realizohej.

“Nëse guvernatorët ekstremistë përpiqen ta bllokojnë një grua që udhëton nga shteti në shtet për të marrë ndihmën mjekësore që i duhet, atëherë qeveria federale do të veprojë për ta mbrojtur të drejtën themelore të kësaj gruaje përmes zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Së dyti, nëse shtetet përpiqen të bllokojnë një grua të marrë ilaçin e aprovuar nga FDA prej 20 vjetësh, administrata ime do të veprojë për ta mbrojtur të drejtën e asaj gruaje për ta marrë ilaçin”, u shpreh Biden, president i Shteteve të Bashkuara.

Biden inkurajoi guvernatorët që ta mbështesin atë në sigurimin e shumicës në zgjedhjet e mesmandatit që mbahen në nëntor, në mënyrë që ai t’i japë fund votimeve të tejzgjatura në Senat dhe të kodifikojë të drejtat e abortit.

Rrëzimi i ligjit 50-vjeçar që lejonte abortin ka tronditur mbarë Shtetet e Bashkuara. Që prej vendimit, 13 shtete kanë bllokuar ose reduktuar aksesin në këtë shërbim.

Gjithashtu, një sondazh i ri ka treguar një rritje të përqindjes së amerikanëve që bëjnë thirrje për trajtimin e abortit me prioritet nga qeveria.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Shkëputja nga gazi rus, BE-ja nis planin për të reduktuar varësinë nga Moska

27 anëtarët e Bashkimit Evropian janë në hapat fillestare  të marrëveshjes  për të ulur përdorimin e gazit natyror me 15 për qind. Ata kanë...

Të paktën 8 viktima nga përmbytjet në Korenë e Jugut

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar, si pasojë e përmbytjeve në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Autoritetet vendase...

Armëpushimi Izrael-Palestinë, qytetarët harrojnë luftimet, i rikthehen jetës normale

Ndërsa armëpushimi vijon të mbajë, kufizimet në komunitetet në jug të Izraelit janë hequr dhe impiantet energjetike në Gaza janë rihapur. Ndërkohë, familjet palestineze po...

TË FUNDIT

Qeveria e Abazoviç pritet të rrëzohet më 19 gusht, thotë ministri malazez

Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave të Malit të Zi, njëkohësisht kryetari i Partisë Popullore Socialiste, Vladimir Jokoviç deklaroi se ka informacione të...

Lionel Messi mund të rikthehet te Barcelona

Barcelona dhe agjentët e Lionel Messit po diskutojnë për mundësinë e rikthimit të argjentinasit në ekipin blaugrana, në verën e vitit 2023. Synimi i klubit...

Sondazh