Pse rreth 50% e amerikanëve nuk dalin dot kurrë në pension?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gati gjysma e amerikanëve nuk janë aspak të përgatitur financiarisht për fazën e tretë të jetës.

Në fakt, sipas një studimi të Universitetit të Bostonit rreth 50% e të gjithë familjeve në SHBA nuk kanë kursyer asnjë qindarkë për vitet e pensionit, ndërsa plot 41% thanë se do të duhej ‘një mrekulli nga qielli’ që ata të dilnin ndonjëherë në pension gjatë jetës së tyre.

Ndërkohë sipas një raporti të Byrosë së Statistikave të Punës, gjatë dekadës së ardhshme, numri i punonjësve në moshën 75+ pritet të rritet me 96.5% në SHBA.

Edhe pse një pension mesatar në SHBA në vitin 2021 ishte $1.543 dollarë në muaj, miliona amerikanëve do t’iu duhet të vazhdojnë të punojnë pas moshës së pensionit pasi kjo shumë nuk iu del për të paguar detyrimet mujore.

Shumë prej tyre duhet ende të paguajnë kredinë e shtëpisë apo janë ende me qira, nuk kanë asnjë pronë apo kursim dhe kjo ia bënë atyre praktikisht të pamundur të dalin në pension gjatë jetës së tyre.

Në vitin 2040, popullsia e të moshuarve mbi 65 vjeç në SHBA pritet të shkojë në 80.8 milionë nga 54.1 milionë në vitin 2019.

Pabarazitë në shoqëri sidoqoftë janë të dukshme.

Sipas një sondazhi të bërë vitin e shkuar nga Banka e Rezervave Federale në Nju Jork, mundësia për të përballuar shpenzimet e moshës së tretë ndryshonte gjerësisht edhe në varësi të statusit martesor, nivelit të shkollimit, ngjyrës së lëkurës apo edhe etnisë.

Nëse 31% e çifteve të martuara nuk i mbulonin dot shpenzimet e një viti, kjo shifër shkonte në 33% për burrat e pamartuar dhe deri në 56% për gratë e pamartuara.

Ata që kishin mbaruar shkollën e lartë ishin gjithashtu më të përgatitur për të mbuluar shpenzimet e tyre në krahasim me amerikanët me shkollim më të ulët. Vetëm 14% e atyre që kishin mbaruar shkollën e lartë e kishin të pamundur të mbulonin shpenzimet minimale të një viti pas pensionit, në krahasim me 65% të atyre që nuk e kishin kryer shkollën e mesme.

Amerikanët e bardhë janë gjithashtu më të përgatitur për pension – vetëm 32% e tyre nuk ishin të përgatitur për moshën e tretë ndërsa, tek Afrikano-Amerikanët kjo shifër shkonte në 49% dhe plot 64% për hispanikët.

Ky studim tregon për një realitet të zymtë, sidomos në një kohë kur miliona amerikanë nuk janë kthyer ende në tregun e punës si pasojë e pandemisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

1 COMMENT

  1. Hej mos i jepni kerrit gaz,pse po guteni,Evlad për momentin jemi pak si ngushtë,në mes të cilindrave dhe kapakut,e durojm shtypjen dhe nxehtsin,kemi shum ankus parat e gurbetxhive po ju humbin ndër duar,vazhdojm ma tej në shkalltë e SOJIT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

11 të vrarë nga përleshja e bandës së El Chapos në burg

Të paktën 11 persona janë vrarë pas një konflikti midis anëtarëve të dy karteleve rivale në qytetin kufitar meksikan të Juarez, thanë sot autoritetet. Los...

Tragjedia në Malin e Zi, reagon Abazoviç: Qëndroni afër familjeve të viktimave

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e ka cilësuar tragjedi ngjarjen në Cetinje, që la pas 11 viktima dhe 10 të plagosur. “U bëj...

Kasa: S’mund të flasim për rritje të madhe të turizmit kur plazhet janë bosh

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar tha se përkundër shifrave të publikuara nga kryeministri ky sezon turistik është poshtë pritshmërive pas 2 vjetëve...

TË FUNDIT

11 të vrarë nga përleshja e bandës së El Chapos në burg

Të paktën 11 persona janë vrarë pas një konflikti midis anëtarëve të dy karteleve rivale në qytetin kufitar meksikan të Juarez, thanë sot autoritetet. Los...

Tragjedia në Malin e Zi, reagon Abazoviç: Qëndroni afër familjeve të viktimave

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e ka cilësuar tragjedi ngjarjen në Cetinje, që la pas 11 viktima dhe 10 të plagosur. “U bëj...

Kasa: S’mund të flasim për rritje të madhe të turizmit kur plazhet janë bosh

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar tha se përkundër shifrave të publikuara nga kryeministri ky sezon turistik është poshtë pritshmërive pas 2 vjetëve...

Langya mund të jetë ‘maja e ajsbergut’ për patogjenë të tjerë, sipas disa studiuesve

Një grup shkencëtarësh kanë kërkuar më shumë mbikëqyrje për një virus të ri të zbuluar tek dhjetëra njerëz në Kinën lindore që mund të mos...

I riu qëlloi familjen, detaje nga ngjarja me 11 viktima në Mal të Zi

Ngjarja tragjike në Cetinje, Mal të Zi, që la pas 11 viktima dhe 10 të plagosur, mes tyre një polic dhe fëmijë, nisi nga...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?