Lija e majmunit, 95% e rasteve tek burrat gay, OBSH: Ulni numrin e partnerëve 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas OBSH-së, burrat që bëjnë seks me burra janë në rrezik më të lartë të infeksionit tani për tani nga lija e majmunëve.

Rreth 99% e rasteve janë te meshkujt dhe të paktën 95% e atyre pacientëve janë meshkuj që bëjnë seks me meshkuj të tjerë, sipas zyrtarit të OBSH-së, Rosamund Lewis.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se burrat që bëjnë seks me burra duhet të konsiderojnë kufizimin e partnerëve të tyre seksualë për të ulur rrezikun e infektimit dhe për të zvogëluar përhapje – kjo sepse shumica e rasteve të konfirmuara së fundmi janë përhapur nëpërmjet marrdhënieve seksuale.

Gjithashtu Ghebreyesus, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp në Gjenevë se 98% e më shumë se 18,000 rasteve të fundit të lisë së majmunëve të raportuara në agjenci ishin mes burrave që flinin me burra të tjerë.

Shefi i OBSH-së u bëri thirrje mediave, autoriteteve të shëndetit publik dhe qeverisë që të luftojnë stigmën dhe diskriminimin, të cilat ai tha se vetëm do të nxisin shpërthimin.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është thelbësore që autoritetet e shëndetit publik të angazhojnë komunitetet e burrave që bëjnë seks me burra për të reduktuar transmetimin e virusit dhe për t’u kujdesur për të infektuarit, duke mbrojtur të drejtat e njeriut duke luftuar stigmën dhe diskriminimin.

Për meshkujt që bëjnë seks me meshkuj, kjo përfshin për momentin, zvogëlimin e numrit të partnerëve tuaj seksualë, rishqyrtimin e seksit me partnerë të rinj dhe shkëmbimin e detajeve të kontaktit me ndonjë partner të ri për të mundësuar ndjekjen nëse është e nevojshme”, tha Tedros.

Rastet e lisë së majmunëve janë përhapur në 78 vende, sipas OBSH-së, por vetëm pesë vdekje janë raportuar. Rreth 10% e atyre njerëzve të infektuar janë shtruar në një spital për të menaxhuar dhimbjet e tyre ekstreme.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

TË FUNDIT

Indi/ 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre vdiqën...

Stuhia vonon lëshimin e raketës së NASA-së për në Hënë

Lëshimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të NASA-s është vonuar për shkak të një stuhie tropikale që mund të shndërrohet në një uragan. Raketa...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?