Izraeli nisi një sulm ajror në Gaza këtë të premte, duke vrarë të paktën tetë persona, përfshi një komandant të grupit militant të Xhihadit Islamik.
Lajmi u konfirmua edhe nga ministria e shëndetësisë në Gaza e cila tha se të paktën 40 persona po trajtohen në spitale si rezultat i sulmeve izraelite, shkruan BBC.
Sulmi izraelit vjen pas disa ditësh tensionesh mes palëve, pas arrestimit të një udhëheqësi të lartë palestinez në Bregun Perëndimor.
Kryeministri izraelit Yair Lapid tha se Izraeli nuk do të lejojë organizatat terroriste të vendosin agjendën e vendit.
“Forcat tona të sigurisë do të veprojnë kundër terroristëve të Xhihadit Islamik për të hequr kërcënimin nga qytetarët e Izraelit,” tha ai.
Sulmet rrezikojnë të ndezin një luftë tjetër në territorin që drejtohet nga grupi militant islamik Hamas dhe ku banojnë rreth dy milionë palistanezë.
LEXONI GJITHASHTU