Është pak të thuash se një aleancë mes këtyre 2 fuqive bërthamore, në një kohë kur perëndimi nuk guxon të kalojë një ushtarë të vetëm përtej kufirit ukrainas, të dërgon drithërima në momentin e parë që e lexon.
Dhe në fakt, ky ‘pakt i heshtur’ nuk ka si të mos e ndryshojë sadopak peizazhin gjeopolitik, pas një ndërhyrjeje kaq direkte në luftë nga një shtet i tretë, si Korea e Veriut, që tashmë po raportohet se mund të dërgojë mbi 100,000 trupa drejt Ukrainës.
Shumë po e quajnë lëvizjen e Putin një ‘hap të dëshpëruar’ pas raporteve se rreth 1/3 e kapaciteteve ushtarake ruse mund të jenë asimiluar në luftë.
Sidoqoftë, ka po aq mundësi që Kremlin të jetë duke u përpjekur të ruajë sa më shumë jetë rusësh të jetë e mundur.
Dhe skenari i tretë dhe më i frikshëm, është që mbase, ky mund të jetë një sinjal dhe një mesazh paralajmërues për botën, rreth kësaj aleancë aspak të çuditshme por tejet të papritur mes dy autokracive që nuk e kanë fshehur kurrë antagonizmin e tyre ndaj Perëndimit.
Në reagimin e tij ndaj këtyre deklaratave, koloneli rus Igor Korotchenko i tha televizionit shtetëror rus se: “Ne nuk duhet të kemi turp të pranojmë dorën e shtrirë ndaj nesh nga Kim Jong-un”.
Koreja e Veriut e ka bërë të qartë se është e gatshme të ndihmojë në luftën e Rusisë, njoftoi agjencia e lajmeve ruse Rossyia-1.
Kjo do të përfshinte sigurimin e një force të madhe luftarake në këmbim të grurit dhe energjisë ruse që do të furnizonin ekonominë e goditur të Kim Jon-Un.
Ndërkohë, Koreja e Veriut ka pohuar përmes ‘kanaleve të saj diplomatike’ se përveç sigurimit të ndërtuesve për të riparuar dëmet e luftës, ajo është e gatshme të furnizojë një forcë të madhe luftarake në “një përpjekje për të prishur ekuilibrat në favor të Moskës”, raportoi agjencia e lajmeve ruse Regnum.
Ata do t’i bashkohen fillimisht forcave të Republikës Popullore pro-ruse të Donetskut dhe asaj të Luhanskut, të cilat Kim Jong-Un i ka njohur së fundmi si të pavarura.
Lidhjet midis Rusisë dhe Koresë së Veriut datojnë që nga viti 1948, kur Bashkimi Sovjetik u bë vendi i parë që njohu zyrtarisht DPRK-në. Gjatë luftës koreane, Ushtria Popullore Koreane u mbështet nga BRSS.
Marrëdhëniet midis dy vendeve vazhduan edhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ku Vladimir Putin i dha edhe më shumë rëndësi kur u zgjodh president në vitin 2000.
Kur Putini filloi pushtimin e tij në Ukrainë më 24 shkurt, Koreja e Veriut ishte një nga 5 vendet që votuan kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara që dënonte pushtimin.
Koreja e Veriut u bë gjithashtu vendi i tretë që njohu pavarësinë e shteteve separatiste të Republikave të Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën Lindore – territor i pushtuar nga forcat ruse gjatë pushtimit.
Ukraina reagoi duke ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut.
Putin dhe Kim ishin takuar për herë të fundit në vitin 2019.