Të paktën 10 viktima nga sulmet ajrore të Izraelit në Gaza, dhjetëra të plagosur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Izraeli kreu gjatë të premtes një seri sulmesh ajrore në Gaza duke vrarë të paktën 10 persona, duke përfshirë një militant të lartë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Janë këto raportimet nga zyrtarët palestinezë.

Militantët palestinezë lëshuan një breshëri raketash në shenjë hakmarrjeje teksa sirenat e sulmit ajror dëgjoheshin në Izraelin qendror dhe jugor, duke i shtyrë të dyja palët më pranë luftës.

Kryeministri izraelit tha se vendi i tij kishte nisur sulmet bazuar në “kërcënime konkrete”.

“Udhëzimi i marrë nga forcat e sigurisë ishte i qartë: Izraeli nuk do të rrijë duarkryq kur ata  përpiqen të dëmtojnë civilët . Kjo qeveri ka një politikë zero tolerance për çdo tentativë sulmi, të çdo lloji, nga Gaza drejt territorit izraelit. Organizatat terroriste nuk do të vendosin axhendën në zonat ngjitur me Rripin e Gazës, ne nuk do të pranojmë asnjë kërcënim për banorët. Izraeli nuk është i interesuar për një fushatë të gjerë në Gaza, por as a ka frikë prej saj”, u shpreh ai.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një vajzë 5-vjeçare dhe një grua 23-vjeçare ishin në mesin e të vrarëve në Gaza, pa bërë dallimin mes viktimave civile dhe militanteve. Ushtria izraelite tha se vlerësimet e hershme raportonin për  15 luftëtarë të vrarë.

Xhihadi Islamik tha se Taiseer al-Jabari, komandanti për Gazën veriore, ishte në mesin e të vrarëve. Izraeli beri me dije se kishte në shënjestër grupin militant në përgjigje të një “kërcënimi të afërt” pas arrestimit të një tjetër anëtari të lartë në Bregun Perëndimor.

Një zëdhënës ushtarak izraelit, i cili informoi gazetarët në kushte anonimiteti, tha se al-Jabari ishte shënjestruar qëllimisht dhe kishte qenë përgjegjës për “sulme të shumta” ndaj Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

TË FUNDIT

Jo takimit Putin-Zelensky, Kremlini refuzon propozimin e Erdogan

Nuk ekzistojnë ende kushtet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,...

Vritet me thikë një person në Maliq

Një person ka mbetur i vrarë me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit. Viktima i identifikuar...

Sondazh