‘Lufta kundër drogës dështoi’, Kolumbia kërkon strategji të re kundër narkotikëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka bërë thirrje për një strategji të re globale për të luftuar trafikun e drogës.

Duke folur në ceremoninë e marrjes së detyrës, presidenti i parë i majtë i vendit e cilësoi “luftën kundër drogës” të dështuar.

Disa qindra mijëra njerëz humbën jetën në luftën e gjatë civile të Kolumbisë, e nxitur pjesërisht nga trafiku i narkotikëve.

Presidenti 62-vjeçar, ish-kryetar bashkie i kryeqytetit Bogota dhe ish-luftëtar rebel, u zgjodh në qershor me premtimin për të luftuar pabarazinë dhe për të ndaluar projektet e reja të naftës.

Duke iu drejtuar turmës së mbështetësve të tij, Petro theksoi se është koha për një konventë të re globale, që të pranojë se lufta kundër drogës ka dështuar.

“Droga ka lënë një milion të vdekur në 40 vjet në Amerikën Latine dhe lë 70 mijë amerikano-veriorë të vdekur çdo vit si pasojë e mbidozës”, deklaroi ai.

Më shumë se 50 vjet më parë, presidenti amerikan Richard Nixon i dha jetë një strategjie globale anti-drogë, që kriminalizoi lëndët narkotike dhe autorizoi përdorimin e forcës policore, nismë që më pas u njoh si “lufta kundër drogës”.

Por kreu i shtetit kolumbian u shpreh se strategjia e deritanishme vetëm sa ka forcuar pushtetin e bandave të stilit mafioz dhe ka dobësuar shtetet latino-amerikane në dekada.

Në Kolumbi, ku sipas vlerësimeve prodhohet më shumë se gjysma e kokainës që konsumohet në botë, grupet kriminale dhe milicitë lokale janë të përfshira në prodhimin dhe transportin e drogës nëpër botë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

TË FUNDIT

Pse shqiptarët zgjedhin Anglinë? Flet përfaqësuesi i diasporës në Now

Daniel Nikolla, përfaqësuesi i diasporës thotë se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë ndërgjegjësuese për të ndalur largimin e të rinjve, të cilët...

Kreshnik Spahiu: Tre ligjet gjermane që do ndihmojnë shqiptarët për t’u punësuar

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në “Now” me Erla Mëhillin tre projektligje që pritet të kalojnë në Bundestag dhe do ndihmojnë shqiptarët për t'u punësuar. Ata...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?